google seo Beylikdüzü Halı Yıkama Bahçeşehir Halı Yıkama Halkalı Halı Yıkama

Zbardhet plani për shkarkimin e Presidentit: Komisioni Hetimor “fundos” Metën me 3 lëvizjet e radhës!

Zbardhet plani për shkarkimin e Presidentit: Komisioni Hetimor “fundos” Metën me 3 lëvizjet e radhës!

Komisioni Hetimor i ngritur për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta ka bërë publik planin paraprak të hetimit. Komisioni ka vendosur të miratojë Planin Paraprak të Hetimit, i cili, përcakton veprimet hetimore që do të kryhen.

Sipas planit hetimi do të bazohet në 3 shtylla kryesore që janë “objekti dhe baza ligjore”, “hapat proceduriale që do të ndiqen nga Komisioni” si dhe “rrethi i personave të ngarkuar”.

E plotë:

Komisioni Hetimor “Për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve të kryera nga ana e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të ushtrimit të kompetencave të tij lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore.”

PLANI PARAPRAK I HETIMIT

Në mbështetje të nenit 77, pika 2 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenit 11, pika 4 dhe të nenit 14, gërma “ç” të ligjit nr. 8891, datë 02.05.2002 “Për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore të Kuvendit” si dhe të vendimit të Kuvendit të Shqipërisë nr. 84/2019 “Për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit “Për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve të kryera nga ana e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të ushtrimit të kompetencave të tij lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore””, Komisioni vendosi të miratojë Planin Paraprak të Hetimit[1], i cili, në përputhje me objektin e hetimit, përcakton veprimet hetimore që do të kryhen, si më poshtë vijon:

KREU I

OBJEKTI DHE BAZA LIGJORE

Objekti i hetimit të Komisionit Hetimor “Për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve të kryera nga ana e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të ushtrimit të kompetencave të tij lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore”, në vijim Komisioni, të ngritur me vendimin e Kuvendit të Shqipërisë nr. 84, datë 08.07.2019, është:

Verifikimi i të dhënave, fakteve dhe rrethanave për veprime e mosveprime të Presidentit të Republikës, të cilat përbëjnë shkak ligjor për shkarkimin e tij nga detyra, në përputhje me nenin 90/2 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

Kontrolli i veprimtarisë së Presidentit të Republikës në kuadër të ushtrimit të kompetencave të tij lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore.

Baza ligjore e punës së këtij Komisioni do të jetë:

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.

[1] Miratuar me vendimin e ndërmjetëm nr.2, datë 15.07.2019 të Komisionit Hetimor “Për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve të kryera nga ana e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të ushtrimit të kompetencave të tij lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore”

Ligji nr. 8891, datë 02.05.2002 “Për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore të Kuvendit”.

Rregullorja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Rregullorja e Brendshme e Komisionit.

KREU II

HAPAT PROCEDURIALE QË DO TË NDIQEN NGA KOMISIONI

Hapat proceduriale që do të ndiqen gjatë zhvillimit të hetimit janë:

Përgatitja dhe miratimi i Planit Paraprak të Hetimit.

Miratimi i Rregullores së Brendshme të Komisionit.

Njoftimi i Presidentit të Republikës në lidhje me të drejtën për t’u shprehur në Komision.

Marrja e të dhënave zyrtare dhe jozyrtare që njihen publikisht, nga institucionet, lidhur me objektin e hetimit.

Përgatitja dhe miratimi i Planit Përfundimtar të Hetimit.

Seanca dëgjimore me Presidentin e Republikës.

Verifikimi, shqyrtimi dhe analiza ligjore e provave, e rrethanave, e fakteve dhe i seancës dëgjimore, të dala nga hetimi i kryer.

Përgatitja dhe miratimi i raportit përfundimtar.

Paraqitja në Kuvend e raportit përfundimtar.

KREU III

RRETHI I PERSONAVE TË NGARKUAR

Anëtarët e komisionit

Stafi teknik, konsulentët, specialistët, sipas nevojës.

KRYETARI

ULSI MANJA

COMMENTS

mersin escort | malatya escortantayla escortMalatya escortEskişehir escortKayseri escortKonya escortMalatya escortEskişehir escort Mersin escortKayseri escortMalatya escortEskişehir escort Mersin escortantayla escortMersin escortEskişehir escortKayseri escortMalatya escortKonya escortEskişehir escort Malatya escortKayseri escortMersin escortEskişehir escort Malatya escort
Lipstick kıbrıs