Xhensila Myrtezaj nuk shkel në këtë emision, ka problem moderatorin e njohur

Xhensila Myrtezaj nuk shkel në këtë emision, ka problem moderatorin e njohur

Alaudin Hamiti, moderatori i programi “N`drrimi i Natës” refuzoi t`i përgjigjes pyetjes së të ftuarit të tij për reperin më të keq shqiptar.

Alaudini nuk u përgjigj sepse ka një histori hatërmbetjeje me Xhensila Myrtezajn.

“Jooo a e di pse është problem? Sepse më është bërë një pyetje për këto këngëtaret që janë me emër tani, ka qenë Elvana, Tuna edhe Xhensila.

Edhe i ftuari më ka pyetur, cila prej tyre më pëlqen më pak ose që ka talent më pak edhe unë kam thënë emrin e Xhensilës. Edhe Xhensila ka hatërmbetje që atëherë.

Unë e kam ftuar Xhensilën në emision, në fakt këto koleget e mia e kanë ftuar dhe përgjigjja e saj ka qenë:

Jo se s’më pëlqen moderatori”, tregoi Alaudin për të ftuarin e tij Don Phenom.

COMMENTS