ankara escort

google seo Beylikdüzü Halı Yıkama Bahçeşehir Halı Yıkama Halkalı Halı Yıkama

Washington Post: Në Shqipëri, tek traditat antike dhe plazhet e lira

Washington Post: Në Shqipëri, tek traditat antike dhe plazhet e lira

Mary Winston Nicklin, është një shkrimtare që aktualisht jeton dhe punon në Paris. Ajo iu është dedikuar kryesisht udhëtimeve, ndaj i ka kushtuar një reportazh Shqipërisë. Reportazhi i cili u pasqyrua në prestigjozen, Washington Post mundohet të nxjerrë në pah disa nga veçantitë e Shqipërisë, parë nga syri i një të huaje.

Shqipëria vlerësohet si vendi i traditave, plazheve të bukura dhe të lira mesdhetare, kulturës e historisë nga prestigjiozja “The Washington Post” në një artikull kushtuar Shqipërisë. Mes magjisë së vendit bregdetar dhe lashtësisë, “The Washington Post” nënvizon fort mikpritjen që ka mbetur e pandryshuar nga kohët.

Mary dhe e motra kishin kërkuar për një destinacion mesdhetar për një pushim të shkurtër veror. Ato po kërkonin një aventurë me plazhe te bukura, dhe kulturë për të zbuluar. Ato zgjodhën Shqipërinë! Vajzat vunë re se krahasur, me Korfuzin, që ndodhet rreth dy orë larg, vaktet ishin më të lira.

“Albania, apo Shqipëria siç e quajnë vendasit, ka turistë të shumtë. Ndërsa dreka për dy vetë në Korfuzin e afërt, një destinacion popullor pushimi në Greqi, mund të kushtonte fare mirë 60 dollarë, në Shqipëri hëngrëm drekë si për festë për më pak se 20 dollarë.”

Vajzat zbritën në Rivierën Shqiptare. Gjatë rrugës vajzat vunë re rruga e Llogarasë, është një nga rrugët më të larta të Evropës e shpejt ato kuptuan se i priste një udhëtim emocionues nga nxehtësia e peizazheve mesdhetare te pyjet me gjelbërim të përhershëm. Rëra e bardhë në bregun Jon dhe plazhet që hasën rrugës ishin disa nga plazhet më të bukura që vajzave iu kishin zënë sytë.

“Një varg me perla të qyteteve bregdetare shtrihej në jug drejt kufirit grek.” shkruan Mary.

Ato u vendosën në Qeparo, në atë që Mary do ta quante, një fshat i përgjumur i rrethuar midis maleve dhe detit. Vajzat u bashkuan me pushuesit vendas dhe paguan rreth 5 dollarë në ditë për shallzonin e tyre.

“Por më lejoni t’ju njoh me Shqipërinë, “vendin e shqiponjave”, një vend i kapur nga legjendat e vjetra dhe një ylber karakteresh përfshirë një luftëtar trim, të shekullit të 15-të, i quajtur Skënderbeu, një mbret i shekullit të 20-të me emër Zogu dhe një diktator komunist, Enver Hoxha, i cili vulosi kufijtë e vendit për 40 vjet, ndërsa ai ngriti bunkerë betoni në çdo kënd të vendit. (Ndoshta ai nuk ishte paranojak, Hoxha thuhet se i mbijetoi 50 përpjekjeve për vrasje.) Kur regjimi i tij komunist ra në vitet 1990, qytetarët ikën nga vendi. Sot, Shqipëria është një kapsulë kohore me tradita të lashta të përziera me ambiciet moderne.” shkruan Mary.

Teksa kalojnë përmes rrugicave, ato hasen me zonjat e moshuara shqiptare të veshura me veshje tradicionale, Sipas Maryt, qyteti “i ri” i Qeparos është vendosur në bregdet shumë më poshtë, por ky fshat i vjetër, i harruar ende ekziston në gjithë lavdinë e tij të lashtë.

Jeta e fshatit me zakonet e saj si mbajtja e bletëve, nderja e rrobave i kthehu në një kohë tjetër, dhe vetëm një makine e parkuar, e pikturuar me një flamur gjigant kuq e zi do ti kthente në realitet.

“Sipas legjendës, gjenerali i madh Skënderbeu mbajti një flamur të një shqiponje me dy koka në betejë kundër osmanëve në shekullin e 15-të. Flamuri me shqiponjë është një simbol i krenarisë së ashpër kombëtare sot. Vetë vendi është krejtësisht unik; gjuha shqipe nuk është e lidhur me gjuhët sllave ose gjuhët romake që rrjedhin nga latinishtja dhe zë degën e vet të familjes indoevropiane. Një nga vendet më të vogla në Tokë, Shqipëria nuk ishte pjesë e Jugosllavisë së Titos.” shkruan Mary.

Në një restorant ku shërbehej ushqim shumë i mirë deti, ajo u njoh me historinë personale të menaxherit të restorantit. Familja e tij u largua nga Shqipëria kur ra regjimi komunist, dhe ai nisi punën në ishullin grek të Parosit.

“A e dini lidhjen e Shqipërisë me Enean? Ne shqiptarët dëshirojmë të gjejmë figurat tona historike nga Antikiteti”, shpjegon ai me një buzëqeshje duke na ofruar një pjatë bujare me shalqin për ëmbëlsirë. Qyteti i lashtë i Butrintit, në Shqipërinë e Jugut, u themelua nga trojanët, të cilët ikën pas rënies së Trojës. Siç përshkruhet te “Eneida” e Virgjilit, Butrinti u ndërtua për t’u dukur si një miniTrojë.”

Disa ditë më vonë, vajzat e gjejnë veten duke vrapuar mbi rrënojat arkeologjike të Butrintit, të cilat u shpallën si një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESKO-s në 1992-ën.

“Që nga shekulli i tetë pes, është një vend i mrekullueshëm. Edhe turmat e kalimtarëve që marrin tragetin nga Korfuzi nuk mund ta zvogëlojnë misterin e saj. Ka porta hyrëse, një teatër i lashtë romak dhe banjot, një Bazilikë e Madhe që nga periudha e hershme e krishterë (shekulli i gjashtë) dhe një kështjellë veneciane nga shekulli i 14-të. ”

Mikpritja dhe folklori
Mary i kushtoi një hapësirë të veçantë folklorit, traditave dhe shprehjeve të çuditshme shqiptare – të tilla si “dhia zgjebosur me bishtin e saj përpjetë”, por dhe fenomeneve patriarkale. Ajo përmend Kadarenë me librat e tij dhe përmend Kanunin e Lekë Dukagjinit, kodit të lashtë të ligjeve shqiptare të bazuara në nderim dhe mikpritje.

“Një vështrim i shpejtë te librat e autorit shqiptar, Ismail Kadare, i cili fitoi për herë të parë çmimin ndërkombëtar ”Man Booker International Prize”, në vitin 2005, është një zhytje në folklor, traditë dhe shprehje të çuditshme si – ”dhi e zgjebosur dhe bishtin përpjetë” – për të mos përmendur gjakmarrjen dhe krenarinë mashkullore. Kadare bën referenca të shumta me Kanunin e Lekë Dukagjinit, kodin antik të ligjeve shqiptare të bazuara mbi nderin dhe mikpritjen.

”Shtëpia jonë i takon Zotit dhe mikut”, thotë një shprehje e vjetër.

Kjo mikpritje manifestohet në Berat, i njohur si ”qyteti i një mbi një dritareve”, një trashëgimi e mrekullueshme e Perandorisë Otomane, që ndodhet në qendër të Shqipërisë. I njohur si Trashëgimi e UNESCO-s, Berati është i njohur për shtëpitë e tij të bardha të stilit otoman, që i ngjiten një faqe kodre mbi lumin Osum. Qyteti ra nën kontrollin e turqve osmanë në vitin 1450, por kështjella e tij daton që nga shekulli IV përpara Krishtit. Ndërthurja kulturore është e dukshme në ansamblin e kishave bizantine dhe xhamive.

Si për të provuar se mikpritja është ligj në këtë vend, më vonë ne ngecëm në një restorant që gjendej brenda shtëpisë së një djali që quhej Lili. Ai na shoqëroi në një tavolinë në kopshtin e shtëpisë, ndërkohë që bashkëshortja e tij përgatiste specialitete tradicionale si byrek me spinaq dhe fërgesë, për t’u ”shpëlarë” me verën e prodhuar nga babai i tij. Ne nuk parashikuam as gotat me raki të fortë që Lili na dha pasi hëngrëm.”

Përpara se të largoheshin vajzat qëndruan në Sarandë. Me të mbërritur, para tyre u shfaq një pamje e vrullshme ndërtimesh të larta mbi plazh. Por, sipas tyre gjithsesi ky port ka një atmosferë fantastike. Ato vunë re se në pikë të mëngjesit, sarandjotët notonin përgjatë bregut pa çarë kokën për trafikun e anijeve. Çadra të shumta shumëngjyrëshe ndodhen në rërën me guralecë, ndërkohë që restorantet që ofrojnë ushqime të shijshme gumëzhijnë.

“/Opinion.al/ Burimi: Washington Post

mersin escort | malatya escortantayla escortMalatya escortEskişehir escortKayseri escortKonya escortMalatya escortEskişehir escort Mersin escortKayseri escortMalatya escortEskişehir escort Mersin escortantayla escortMersin escortEskişehir escortKayseri escortMalatya escortKonya escortEskişehir escort Malatya escortKayseri escortMersin escortEskişehir escort Malatya escort
Lipstick kıbrıs