Vuçiç, ja çfarë thotë për shqiptarët e Kosovës: Uashingtoni, “Meka” dhe “Medina” e tyre

Vuçiç, ja çfarë thotë për shqiptarët e Kosovës: Uashingtoni, “Meka” dhe “Medina” e tyre

Gjatë një serie prononcimesh në lidhje me vizitën në SHBA e takimin aty me Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo, presidenti serb Aleksandar Vuçiç e ka cilësuar Uashingtonin si “‘Mekën’ e ‘Medinën’ për shqiptarët”.

Duke folur për TV Prva, Vuçiç u pyet në lidhje me shqetësimet (të aluduara) e Prishtinës për takimet me Pompeon. Presidenti serbe tha se ai nuk e dinte se përse ishin nervozë (krerët e Kosovës), pasi ai di se nuk duhet të flasë keq për zyrtarët e Prishtinës dhe e di se sa hapësirë ​​i lihet kompromisit.

“Ata panikojnë sepse Uashingtoni është Meka dhe Medina e tyre për dekada dhe Uashingtoni është ai që, nga këndvështrimi i tyre, krijoi objektivisht të ashtuquajturën Kosovë të pavarur”, tha Vuçiç.

Duke folur për takimin me Pompeon, Vuçiç tha se bisedimet zgjatën shumë më gjatë se minutat e planifikara dhe se ato ishin serioze dhe të përgjegjshme.

“Për mua ishte një takim shumë i rëndësishëm dhe informues. Më duket se e kuptoj më mirë dhe më shumë pozicionin e SHBA-së, ankthet dhe frikën e tyre, siç më duket mua, dhe ata i kuptojnë frikërat dhe ankthet tona shumë më mirë”, tha Vuçiç.

Vuçiq theksoi se mbështetja e Pompeos për heqjen e taksës është e padyshimtë.

“Mos harroni se ai është nga të paktët njerëz që tha në një deklaratë zyrtare pas takimit me Hashim Thaçin se tarifat nuk mund të mbesin. Këta janë njerëz shumë solidë që përfaqësojnë vendin më të fuqishëm në botë dhe ata nuk e ndryshojnë atë qëndrim”, tha Vuçiç.

Vuçiç theksoi se SHBA gjithashtu nuk e ndryshon qëndrimin e saj për pavarësinë e vetëshpallur të Kosovës, por hap dyert dhe e kupton mirë nevojën dhe domosdoshmërinë e arritjes së një marrëveshje në të cilën Serbia nuk do të degradohej dhe interesat e Serbisë nuk do të cenoheshin.

“Unë i jam mirënjohës Sekretarit Pompeo. Shumë në Serbi mendojnë se nuk keni marrë asgjë, por njerëzit duhet të kuptojnë se ne po bëjmë të gjitha përpjekjet për më të mirën”, shtoi Vuçiç.

Ai tha se ai beson se Pompeoi është sqaruar me sukses pse Beogradi nuk po përfundon fushatën e tij për të tërhequr njohjen e pavarësisë së vetëshpallur të Kosovës.

“Unë thashë që ajo nuk figuron në asnjë dokument. Unë i thashë që iu ofruam shqiptarëve, duke u thënë atyre se anuk mund të gjenin vende që do t’i njihnin më tej, se ramë dakord që ata nuk do bënin fushatë për njohje dhe nuk oo kërkonin anëtarësim në Interpol dhe organizata të tjera, e këto derisa po përpiqeshim të përfundonim dialogun, dhe ne në të njëjtën kohë, ne nuk do të bënim fushata për të tërhequr njohjet. Ata kurrë nuk e pranuan, e pasi nuk e bënë këtë, ne thjesht e bëmë punën tonë”, tha Vuçiç.

izmir | kanal d canlı | ankara escort | bitcoin miner | antalya escort |

Escort Mersin

|

Escort Eskişehir

|

Adana escort

|

Mersin çarşı escort

|

adana escort evde

|

eskisehirescort.asia

|

Website

|

www.escortizmirescort.com

|

www.escortbursali.com

|

www.escortbursali.com

|

www.escortantalyali.com

|

avukat

|
escort99.com