VIDEO/ “Shqiptarët, njerëz të ardhur nga mali”, kryeministrja e Serbisë nuk tërhiqet… përgjigja e të rinjve shqiptarë: Ne nga pylli kemi pushtuar botën

VIDEO/ “Shqiptarët, njerëz të ardhur nga mali”, kryeministrja e Serbisë nuk tërhiqet… përgjigja e të rinjve shqiptarë: Ne nga pylli kemi pushtuar botën

Kryeministrja e Serbise, Ana Bërnabic Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç në një emision në RTS ka deklaruar se nuk kërkon falje lidhur me deklaratën e saj të mëparshme, ku ka thënë se shqiptarët janë “njerëz të zbritur nga mali”. Ajo thekson se nuk do të kërkojë falje për këtë deklaratë, sepse sipas saj është e vërtetë.

“Është e pamundur të flasësh me ta. Është jashtëzakonisht e vështirë dhe është dëshmuar pothuajse e pamundur për të dalë me këta njerëz, për të negociuar”, ka deklaruar ajo.

Brnabiç më tutje tha se po kërkon çdo mundësi për dialog dhe kompromis. “Ne jemi duke kërkuar çdo mundësi për dialog, për një kompromis,” tha Brnabiç.

Por, në një vide të postuar nga Blitz.al, të rinjtë shqiptarë i përgjigjen në këtë mënyrë kryeministres serbe:

“Përshëndetje zonja Brnabic. Na lini t’ju rikujtojmë sërish për frikën tuaj: të merreni me njerëz që realisht sapo kanë dalë nga pylli. Hmm interesante.

Ne njerëzit që sapo kemi dalë nga pylli, ju ftojmë të bëni një vizitë të vogël në pyll. Pa statuse, pakomplekse, pa gënjeshtra.

Nëse shembujt abstraktë janë kaq të vështirë për t’u kuptuar, zonja Brnabic lexoni pak dhe frymëzohuni.Të sapodalët nga pylli kanë pushtuar botën:

Nene Tereza,Jim Belushi, Eliza Dushku, Inva Mula, Ferid Murati, Dua Lipa, Rita Ora, Era Istrefi, Majlinda Kelmendi, Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, per te vijuar me të madhin Ismail Kadare, Saimir Pirgu, Bebe Rexha e shumë të tjerë para dhe pas kuintave të kulturës të qytetëruar, civilizuar ndërkombëtare.”

COMMENTS