VIDEO/ PD ngre dronin në Kuvend, nga padija bëjnë gafën e radhës

VIDEO/ PD ngre dronin në Kuvend, nga padija bëjnë gafën e radhës

Partia Demokratike ka zgjedhur që të ngrerë një dron mbi sallën e Kuvendit. “Selia blu” ka shpalosur një banderolë ku shkruhet “Parlamenti i k.rimit”.

Ende nuk dihet se cili ka qenë deputeti që ka dhënë këtë ide, por mendohet se kreativiteti mund të ketë qenë i deputetëve Klevis Balliu dhe Ervin Salianji, duke gjykuar dhe nga gafa mbi banderolën.

Ka shumë mundësi, që djali i Fahriut të ketë lëshuar dronin, nga vështirësia që ai tregon me shqipen do ketë qenë ai që ka bërë gafën e radhës duke treguar “analfabetizëm” në të shkruar teksa harron nyjen i në formimin e fjalisë: “Parlamenti Krimit” në vend të “Parlamenti i Krimit”.

Edhe pse kanë dashur të imitojnë idenë e dronit të Beogradit, deputetët e opozitës nuk u shpëtojnë dot gafave, pasi nuk kanë mësuar akoma se si të vendosin “pikat mbi i”./Ekskluzive.al

COMMENTS