Vdekja e italianit! Familjarët denoncojnë dhe kërkojnë të zbardhet e vërteta: Italia nis hetimet ndaj mjekëve shqiptarë që nuk kishin asnjë detyrim, përveçse moral, për turistin në kroaçer

Vdekja e italianit! Familjarët denoncojnë dhe kërkojnë të zbardhet e vërteta: Italia nis hetimet ndaj mjekëve shqiptarë që nuk kishin asnjë detyrim, përveçse moral, për turistin në kroaçer

Prokuroria e Padovas ka nisur hetimet mbi vdekjen e 33-vjeçarit italian që pësoi frakturë në kokë pas rrëshqitjes në bordin e kroçierës që po lundronte pranë brigjeve shqiptare me destinacion Kroacinë. Pritet të hetohet dhe protokolli mjekësor i ndjekur nga mjekët që e ndoqën në Durrës e Tiranë.

Mediat italiane kanë raportuar se ka qenë familja e Matteo Sartorit që ka denoncuar duke kërkuar vënien para drejtësisë së përgjegjësve për vdekjen e tij.

Aktualisht nuk ka një të dyshuar për ngjarjen. Pritet që organi i akuzës të zbardhë procedurën e ndjekur për ofrimin në kohë të ndihmës mjekësore, veçanërisht nëse kanë vepruar në mënyrë korrekte mjekët në Durrës që kanë qenë të parët në dhënien e ndihmës për të riun që po udhëtonte bashkë me të fejuarën në kroçierë, shkruan gazeta Shqip.

Njëkohësisht do të hetohet edhe respektimi i normave të sigurisë brenda anijes turistike. Sipas dëshmive, Sartori u dëmtua rëndë në ambientet e brendshme të kroçierës.

Ai rrëshqiti nga shkallët e brendshme të saj, duke përplasur keq kokën. Para incidentit ai kishte prerë dorën teksa po përpiqej të konsumonte një gaforre për darkë. Ka nxituar të shkojë në dhomë për ta mjekuar dorën, po nuk ka mundur.

E fejuara e ka gjetur përtokë dhe pas ndihmës së parë në anije është kërkuar ndihma e autoriteteve shqiptare që e kanë marrë me një mjet lundrues dhe transportuar në spitalin e Durrësit e më pas në Tiranë nga ku është transferuar në Itali me avion.

Megjithë ndihmën e marrë nuk ka mundur të mbijetojë. Më 11 shtator, Sartori u nda nga jeta, ndërsa familjarët kërkojnë të dinë dhe të dënohen përgjegjësit për tragjedinë që i goditi papritur.

izmir | kanal d canlı | ankara escort | bitcoin miner |

Escort Mersin

|

Escort Eskişehir

|

Adana escort

|

Mersin çarşı escort

|

adana escort evde

|

eskisehirescort.asia

|

www.escortizmirescort.com

|

www.escortbursali.com

|

www.escortantalyali.com

|

avukat