google seo Beylikdüzü Halı Yıkama Bahçeşehir Halı Yıkama Halkalı Halı Yıkama

Meta takon doktor Isuf Kalo dhe mëson se: Propaganda e hetuesia, dy shtyllat që mbajtën në këmbë komunizmin

Meta takon doktor Isuf Kalo dhe mëson se: Propaganda e hetuesia, dy shtyllat që mbajtën në këmbë komunizmin

Isuf Kalo është pritur sot në një takim dhe nga Ilir Meta, së bashku me botuesin e librit, Henri Çili.
“I lumtur të takoja sot Profesor Isuf Kalon dhe ta përgëzoja për librin e tij të jashtëzakonshëm “Blloku”, një surprizë për mua në të gjitha aspektet. Një libër i shkruar me mjaft kulturë, bazuar mbi eksperienca dhe fakte të një dëshmitari të pazakontë, i cili nuk vinte në Bllok nga Blloku, por që njihte Europën dhe botën, për shkak të studimeve dhe specializimeve të tij.

Një libër mjaft i vështirë për t’u shkruar në planin personal, për shkak të marrëdhënieve njerëzore me shumë nga personazhet që përshkruhen, si dhe një mundësi e jashtëzakonshme, jo vetëm për të kuptuar historinë tonë të 50 viteve që u dominua nga Blloku, por sidomos për të nxjerrë mësime për të ardhmen.

Një libër, që më ka detyruar të mbaj shumë shënime, por një prej tyre po e ndaj sot me ju:

“Më vonë jam ndërgjegjësuar se shtyllat kryesore ku mbështetej pushteti i atëhershëm nuk ishin, siç thuhej nëpër plenume e në kongrese, industria, bujqësia apo ushtria. Realisht shtyllat e tij ishin propaganda dhe hetuesia.

Isuf Kalo – ‘Blloku’ faqe 75”

Duke diskutuar sot me Doktorin në mënyrë miqësore për shumë detaje mbi librin e tij, e pyeta pse sipas tij këto ishin dy shtyllat e atij regjimi.

Ai m’u përgjigj shumë thjesht: “Propaganda për ata që donin apo pranonin të gënjeheshin, dhe hetuesia për të shtypur dhe shantazhuar të gjithë ata që nuk pranonin të gënjeheshin”.

Natyrisht në këtë bisedë nuk munguan dhe të falat e mia më të sinqerta për familjen Kalo, edhe për arsyen se me djalin e tij, Ilirin, kemi qenë shokë klase në gjimnazin “Sami Frashëri”, i cili është një shembull dhe sot një mjek shumë i suksesshëm në Danimarkë.

Falënderoj Doktor Isuf Kalo dhe botuesin e tij, Henri Çili për këtë botim të ri, që natyrisht do të sjellë kritika dhe vlerësime të ndryshme.

Ky libër është padyshim një kontribut i shtuar për historinë e Shqipërisë”, shkruan Meta.(TemA)

COMMENTS

mersin escort | malatya escortantayla escortMalatya escortEskişehir escortKayseri escortKonya escortMalatya escortEskişehir escort Mersin escortKayseri escortMalatya escortEskişehir escort Mersin escortantayla escortMersin escortEskişehir escortKayseri escortMalatya escortKonya escortEskişehir escort Malatya escortKayseri escortMersin escortEskişehir escort Malatya escort
Lipstick kıbrıs