“T’ia kursejmë vetes ca orë debati për Rrumin, Rrajën apo…”! Rudina Xhunga flet për 75-vjetorin e Çlirimit: Më pëlqen bulevardi me foto partizanësh! Nuk janë të gjithë kaq pis e zi!

“T’ia kursejmë vetes ca orë debati për Rrumin, Rrajën apo…”! Rudina Xhunga flet për 75-vjetorin e Çlirimit: Më pëlqen bulevardi me foto partizanësh! Nuk janë të gjithë kaq pis e zi!

Gazetarja e njohur, Rudina Xhunga komentoi në studion e lajmeve në Neës 24, debatin në kuadër të festimeve për 75-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë dhe vendosjen e fotove të heronjve në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

“U ndjeva mirë kur i pashë ato foto dhe përgëzoj organizatorët e një nisme kaq pozitive. Por mendoj se nuk duhet të jetë vetëm simbolike. Do të duhej të kishte një moment, kur në Bulevard të ndalohen makinat dhe sheshin t’u lihet këmbësoreve, sidomos fëmijëve dhe të rinjve për të parë e njohur emër për emër, cila është Margarita Tutulani, cili është Qemal Stafa.

Ata mbase mendojnë se Qemal Stafa është krijim i kinematografisë shqiptare. Apo Margarita Tutulani është një vajzë, sërish e krijuar nga Kinostudio “Shqipëria e Re”. Edhe e drejtë. Kanë qenë vite të tëra, të tejmbushura me propagandë, dhe pastaj njerëzit kanë bërë të kundërtën, duke mos besuar më.Mua, për Margaritën një 20-vjeçare, e cila u vra prej të njëjtit plumb që vrau vëllanë, Kristaq Tutulanin, më tregoi motra e tyre, Aferdita Tutulani.

I morën nga burgu dhe i ndaluan në Gosë të Kavajës, i nxorën jashtë dhe qëlluan mbi Kristaqin. E motra Margarita, 20-vjeçarja Margarita, u sul ta përqafonte, apo mbronte dhe vdiq nga i njëjti plumb.

Afërdita Tutulani, motra e tyre, më tregoi në emision, se ajo ishte e vogël, kur i takoi për herë të fundit. Por nuk harroi kurrë, fytyrën engjëllore të motrës pas hekurave të burgut, ditën kur e pa për herë të fundit.

Mbase po t’i tregojmë fëmijëve për Margaritën dhe Kristaqin, e të tjerë djem dhe vajza idealistë, që dhanë jetën për atdheun, që e deshën atdheun dhe nuk e vodhën a plaçkiten, mbase do t’ia kursejmë vetes ca orë debati për Rrumin, Rrajën e ku di unë, ca shumë personazhe si këta, që janë futur me përdhunë në jetën tonë.

Se nuk janë të gjithë kaq pis e kaq zi. Se nuk i kanë vjedhur të gjithë pronat në këtë vend. Se ka pasur në këtë vend edhe njerëz idealiste, njerëz që e kanë dashur Shqipërinë dhe kanë dhënë jetën për të.”,- tha gazetarja.

izmir | kanal d canlı | ankara escort | bitcoin miner |

Escort Mersin

|

Escort Eskişehir

|

Adana escort

|

Mersin çarşı escort

|

adana escort evde

|

eskisehirescort.asia

|

www.escortizmirescort.com

|

www.escortbursali.com

|

www.escortantalyali.com

|

avukat