Tellallët duhet të “pshurren” e tmerrohen, vetëm nga mendimi… se kanë sulmuar shtetin shqiptarë!

Tellallët duhet të “pshurren” e tmerrohen, vetëm nga mendimi… se kanë sulmuar shtetin shqiptarë!

Nga Anri Bala

Ekstremisti Kacifas, i barabartë me çdo lloj ekstremist tjetër islamik, budist, katolik apo ortodoks, do u drejtohet varrezave të fshatit i përcjellë me lule, valvitje flamujsh dhe këngë, e a e dini pse?! Se u vra për flamur dhe atdhe, Vorio Epirin, që i’a kemi “pushtuar” ne… Shqiptarët?!

Në gjykimin tim, është e papranueshme që një ish trafikant droge, që u mundua me zell heroi ta kthente festën e Greqisë, në një ditë morti për shqiptarët dhe bularatasit shqiptar dhe grek, sepse për ato që nuk e dinë, në Bularat nuk ka vetëm minoritarë… të glorifikohet si hero në këtë vend!

Kacifas bëri atë që bën çdo ekstremist, u armatos me vetëdije dhe për një qëllim të caktuar, ashtu si çdo terrorist, me bomba në brez, për tu sakrifikur, duke rrezikuar jetët e të tjerëve, që ai i quan armiq. Kamikazi shqiptaro grek, nuk ndryshon në asnjë detaj me kamikazët e tjerë, por ndryshon vetëm lloji i armës… nga bomba në brez në kallash dhe fishek.

Ndërsa, krejt e paqartë është motivi, se për cilin flamur vendosi të sakrifikohej, sepse nëse bëhet fjalë për atë grek, ato i kishin veshur edhe macet që festonin, ndërsa për sa i përket flamurit shqiptarë, as që dukej gjëkundi në mizërinë e flamurit helen?! Duke gjykuar aktin e tij, gjithëkujt i lind e drejta të aludoi, se Kacifas paska qenë… i marrë. Një i marrë, që po na tall të gjithëve, duke kërkuar të nxjerrim gurin, që hodhi qëllimisht në lum.

Por nëse Kacifa ka qenë i marrë, përse ne e tolerojmë këtë marrëzi dhe të marrët e tjerë, që mendojnë e veprojnë si ai, duke qarë e vajtuar një krim, për ta kthyer në heroizëm?! Politika jonë e fqinjësisë, nuk ndërtohet mbi tolerimin e dhunës dhe e dhunuesve, sepse kështu duan ca njerëz, ketej e matanë kufirit… por me raporte reciprociteti. Me këto sjellje tejet të pakuptushme, po na krijohet bindja, se Kacifas qenka vrarë kot… për flamur të lidhur në qytën e Kallashit.

Por, është me të vërtet e dhimbshme kur sheh një Van(gjel), që i krekoset shtetit nëpërmjet medias, se: “Kjo ngjarje duhet zbardhur deri në fund”, në kohën kur e gjithë ngjarja është zbardhur, bashkë me brekët e Dules, që u vjen era sa herë valvitet një flamur grek…! Gjelat dhe pulat si puna e tij, duhet të përgjigjen menjëherë përpara ligjit, apo edhe pyetur nëse këto kanakarë të helenizmit, dinë ndonjë gjë më shumë se ne, që duhet zbardhur… dhe nëse nuk dinë, atëherë duhen lidhur për legjitimimin e akteve terroriste, ndaj nesh… viktimave të terrorit… sikundër të gjithë atyre që e ngritën këtë tymnajë, e që bëjnë politik me dhimbjen tonë, se dhimbjen e tyre nuk ka shtet në botë që e vajton… por veçse e dënon me të gjitha fuqitë e tij.

Këta sharabajka, që nderojnë një vrasës si hero, pa bërë asnjë një heroizëm… në fakt nuk po nderojnë vrasësin, por po glorifikojnë aktin, duke e bërë edhe më të rëndë pozitën e tyre, si tellall të thirrjeve terroriste, që guxojnë e kërcënojnë shtetin nëpërmjet mikrofonave me një pelegrinazh terrorizmi… deri sa dikush t’i vendos përpara përgjegjësisë, njësoj sikur dënohen bashkëpuntorët e terrorizmit.

Kjo ndodh vetëm në Shqipëri, e bota shqyen sytë me shurdhmemecërinë tonë, që lejojmë glorifikimin e ekstremizmit, duke e menduar si shfaqje të shëndetshme, pa e kuptuar, se është fyrje e rëndë për të gjithë ato shqiptarë që rrezikohen nga veprime të tilla. Ky shtet, ka nevojë më shumë se kurrë, të anashkalojë tolerancën ndaj këtyre fundërrinave, që nesër mos t’ia marrin për dobësi, nëse sot ka nisur… një e nesërme e vonuar.

I patolerushme dhe tejet skandaloz veprimi i politikës shqiptare, që e la në heshtje një akt terrorist dhe sot as që ndërhyn për ta ndaluar, duke e lejuar të kthehet në një precedent i rëndë… “terrorizëm heroik”. As nuk e imagjinoi, që një politikan shqiptarë, do guxonte të shkonte në Greqi dhe të kërcënonte, si deputetja ekstremiste greke, Eleni Theo-Charous, e cila duhet të ishte përzënë nga shqipëria me damkën “non grata”, që në deklaratën e parë, kur gënjente në media, se Kacifas na qenka vrarë për flamurin… e gopit të mamasë së saj!

Këto thënie të zonjës Karus, u deleguan deri në parlamentin Europian, si një krim kundër minoritetit… në kohën kur ne duhet ta kishim publikuar dhe diskretituar aktin terrorist të ekstremistit dhe zonjës mbrojtëse të terrorizmit. Por ne heshtim, duke duruar baltën e disa borieve të rrezikshme e shurdhuese, që bien pa gjetur vesh… e krijohen për të mbushur xhepshpuarit dhe brekëshpuarit e fshtatit tonë, që duan të na e bëjnë përshesh.

Më bënë habi gjithë ky mllef, kur flamujt e nënave dhe motrave minoritarë, jo që nuk i kemi ndaluar, por i kemi lejuar, shumuar dhe respektuar! Ndaj duhet t’i dërgojmë në ferr, të gjithë ata, që edhe në ëndrrat e tyre më të bukura, shikojnë se: “Kanë sulmuar shtetin shqiptarë”, kur në fakt duhet të “pshurren” e tmerrohen, vetëm nga mendimi… për t’ia treguar ëndrrën e tyre të tjerëve!/Ekskluzive.al

COMMENTS

WORDPRESS: 0