“Të fala Dajtit”! Rama sqaron “injorancën digjitale”: Fute gjuhën brenda dhe mblidhi buzët e shqyera vesh më vesh, se shtetbërja s’është llaf goje”

“Të fala Dajtit”! Rama sqaron “injorancën digjitale”: Fute gjuhën brenda dhe mblidhi buzët e shqyera vesh më vesh, se shtetbërja s’është llaf goje”

Çështja “Dajti” është kthyer në temën kryesore prej disa ditëve. Vrasësi i katër policëve fitoi gjykim të shkurtuar nga Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda, duke i shpëtuar burgimit të përjetshëm.

Rama, duke iu përgjigjur një komentuesi, që i shkruante ‘të fala Dajtit’, shprehet se vendimi ishte produkt i drejtësisë së kalbur. Në të njëjtën kohë, e fton komentuesit të jetë i duruar pasi qeveria po mbështet fuqishëm Reformën në Drejtësi.

“Mos u zgërdhi shumë se na këput ndonjë nerv e të mbetet goja kantato! Timonin e drejtësisë ky sistem ia jep pushtetit gjyqësor dhe ia ndalon me Kushtetutë e me ligj qeverisë, që ta marrësh vesh zotrote, ndërsa qeveria dhe unë kemi ndërmarrë reformën më të thellë të drejtësisë, pikërisht që të pastrohet sistemi nga fundërrinat që e morën peng 30 vjet. Ky proces ka nisur dhe do kërkojë mundimin e kohën e vet, kështu që fute gjuhën brenda dhe mblidhi buzët e shqyera vesh më vesh, se shtetbërja s’është llaf goje”, shkruan Rama.

COMMENTS