Studentët më mësynë telefonin deri në 3 të mëngjesit, me porosi nga nondaja, se kur do plotesoja kërkesat!

Studentët më mësynë telefonin deri në 3 të mëngjesit, me porosi nga nondaja, se kur do plotesoja kërkesat!

Kryeministri Edi Rama thotë se deri në 3 të mëngjesit ka marrë qindra mesazhe nga studentë në lidhje me pretendimet për VKM e tarifave.

“1/ Deri në 3 të mëngjesit mbrëmë me qindra studentë që më mësynë whatsapin😀

Mesazhe lloj-lloj, nga më vulgaret tek më prekëset dhe edhe jo pak për të qeshur me zë😂

Shumë thoshin s’kanë dalë VKM në Fletore Zyrtare🤔

Por mjafton një klik http://qbz.gov.al dy sy për të parë😊

2/ E dyta që përsërisnin shumë prej tyre, mesa duket me porosi nga nondaja, ishte fjalia kur do plotesosh kërkesat!

Kërkesat do plotësohen sipas afateve të publikuara dhe sipas zotimit brenda janarit do publikohet edhe Pakti për Universitetin, që shkon shumë përtej kërkesave🤝”- shkruan Rama.

COMMENTS

WORDPRESS: 0