Skandaloze/ Thirrje raciste në qendër të Shkupit kundër shqiptarëve: “Shqiptarët e mjerë. V.dekje shqiptarëve”

Skandaloze/ Thirrje raciste në qendër të Shkupit kundër shqiptarëve: “Shqiptarët e mjerë. V.dekje shqiptarëve”

Vardari i Shkupit është shpallur kampion i Evropës në Hendboll duke e fituar garën prestigjioze, Ligën e Kampionëve.

Skuadra nga Maqedonia e Veriut triumfoi përballë klubit hungarez, Telekom Veszprem, në finalen e zhvilluar në Koln të Gjermanisë.

Por, si çdo herë, shqiptarët janë ata që ofendohen nga tifo grupi i quajtur “Komiti”.

“Shqiptarët e mjerë”, “V.dekje shqiptarëve” dhe brohoritje tjera të turpshe ishin mbrëmë në repertuarin e këngëve të këtij tifo grupi që në zemër të Shkupit festonte fitoren e Vardarit.

Ftesa për të parë lojën së bashku në qendër të Shkupit ka qenë nga kryebashkiaku i Shkupit, Petre Shilegov i cili ende nuk ka reaguar për këtë ngjarje.

COMMENTS