ankara escort

google seo Beylikdüzü Halı Yıkama Bahçeşehir Halı Yıkama Halkalı Halı Yıkama

Skandali/ Ja si presidenti shpërbleu njerëzit që i dhanë pafajësinë: Kompania pranë ekspertit të videos Meta-Prifti mori tenderin për Përmbarimin

Skandali/ Ja si presidenti shpërbleu njerëzit që i dhanë pafajësinë: Kompania pranë ekspertit të videos Meta-Prifti mori tenderin për Përmbarimin

Thellohet skandali me tenderat e dhëna nga Ministria e Drejtësisë gjatë kohës që ajo drejtohej nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Janë 5 tendera për të cilët prokuroria po heton, ndërsa nën akuza janë 12 ish-vartës të Ylli Manjanit dhe të Petrit Vasilit. Por skandali thellohet më tej, pasi ka dalë në dritë që tenderat e kësaj ministrie i fitonin vetëm një grusht njerëzish. Fillimisht plasi skandali me tenderin për byzylykët e të dënuarve. Ai tender u fitua nga bashkimi i operatorëve “Soft Solutions” shpk, “Fastech” shpk dhe Ratech” shpk.

Por të njëjtat kompani janë të përfshira dhe në tenderin për kamerat në burgje dhe tenderin për ngritjen e sistemit elektronik të përmbarimit. Tenderi për përmirësimin e sistemit të kamerave në burgun e Lezhës dhe atë të Fushë Krujës u fitua nga “Ratech” shpk, “PC Store” shpk dhe “Fastech” shpk. Pra dy prej tyre janë të njëjta që fituan tenderin e byzylykëve.Por tenderi për ngritjen e sistemit elektronik të përmbarimit është fituar nga “Soft Solution” shpk & “Fastech” shpk. Pra kemi të bëjmë sërish me të njëjtat kompani. Pra skandali i parë është se gjatë kohësh që në ministri ishin Manjani dhe Vasili tenderat i kanë fituar të njëjtat kompani.

Por ajo që ngjall më tepër dyshime është kompania “Soft Solution”. Ndaj kësaj kompanie në media kanë dalë të dhëna se ajo ka lidhje me zotin Ermal Beqiraj. Ky i fundit është një ndër individët të cilët i dhanë pafajësinë Ilir Metës në vitin 2012 në gjyqin për videon e publikuar nga Dritan Prifti. Meta në atë kohë akuzohej se mori 700 mijë euro, por gjykata e nxori të pafajshëm, pasi Ermal Beqiraj dhe dy kolegë të tij deklaruan para gjykatës se në video ishte ndërhyrë. Kjo mjaftoi që regjistrimi të quhej i pavlefshëm. Sipas investigimeve, Beqiraj ka lidhje të afërta me kompaninë “Soft Solution”, e cila ka marrë shumë tendera. Ajo ka përfituar tendera kur Beqiraj ishte pjesë e Hipotekës, e cila drejtohej nga LSI, ndërsa ka përfituar dhe dy tendera nga Ministria e Drejtësisë, që janë objekt hetimi.

Për tenderin e byzylykëve prokuroria po heton, ndërsa tenderi për sistemin e Përmbarimit ka dalë me shkelje. Të gjitha dyshimet të çojnë te fakti se Ilir Meta vijon të shpërblejë njerëzit që e mbajtën larg nga burgu. Nëse Beqiraj dhe kolegët e tij do kishin thënë se videoja është autentike, atëherë Meta mund të ishte dënuar. Por fakti që kompani që kanë lidhje me të marrin tender, atëherë duket se Meta vijon t’i shpërblejë.

Ja zbulimet

Si në dosjen e prokurorisë, ashtu dhe në inspektimin që ka bërë Ministria e Financave, rezulton se “Soft Solution’ ka fituar tenderin e sistemit elektronik të Përmbarimit, tender i cili është me probleme. “KVO më datë 10.01.2017 ka bërë vlerësimin elektronik të operatorëve pjesëmarrës, ku ka vendosur: Pranimin/kualifikimin e ofertës së bashkimit te operatoreve ekonomik “Soft Solution” sh.p.k & “Fastek” sh.p.k. me vlerë oferte 55 900 000 lekë (pa TVSH), si ofertë që plotëson kriteret për kualifikim.

Referuar raportit përmbledhës Nr 7260/1 datë 02.02.2017, KVO rekomandon si fitues Bashkimin e Operatorëve Ekonomike “Soft Solution” & “Fastech” sh.p.k. me ofertë ekonomike 55.900.000 lekë (pa TVSH) si OE që përmbush kriteret për kualifikim. Bashkimi i operatorëve me prokurën e posaçme numër 827 Rep 4789 Kol datë 28/12/2016 përfaqësohet nga “Soft Solution’ si udhëheqës i bashkimit të përkohshëm ku është përcaktuar edhe pjesëmarrja e palëve në grup.

Me shkresën Nr. 7260/12, datë 02.02.2017 është bërë njoftim fituesi”, thuhet në dosjen e prokurorisë. Prokuroria ka zbuluar se kontratës i mungon Marrëveshja Niveli Shërbimi – SLA (Service Level Agreement) e cila është ofrimi i shërbimit të mirëmbajtjes dhe asistencës teknike. Po ashtu, MD nuk ka pasur fonde të mjaftueshme. Pra duken qartë skandalet e ish-ministrave të Metës./Kliti TOPALLI

mersin escort | malatya escortantayla escortMalatya escortEskişehir escortKayseri escortKonya escortMalatya escortEskişehir escort Mersin escortKayseri escortMalatya escortEskişehir escort Mersin escortantayla escortMersin escortEskişehir escortKayseri escortMalatya escortKonya escortEskişehir escort Malatya escortKayseri escortMersin escortEskişehir escort Malatya escort
Lipstick kıbrıs