Shteti evropian lindor i cili sapo ka hequr vizat me vendin tonë

Shteti evropian lindor i cili sapo ka hequr vizat me vendin tonë

Shqipëria ka hequr vizat me një tjetër shtet në Evropë. Bëhet fjalë për Bjellorusinë, me të cilën është firmosur një marrëveshje që u lejon qytetarëve të të dyja vendeve që të udhëtojnë dhe të qëndrojnë për 30 ditë në vendet përkatëse.

Marrëveshja është nënshkruar më 27 dhjetor në Ambasadën e Bjellorusisë në Moskë. Ambasadori shqiptar në Rusi, Arben Gazioni ka firmosur marrëveshjen së bashku me homologun Vladimir Semashko.

Marrëveshja synon që të lehtësojë lëvizjen e lirë të qytetarëve, të promovojë marrëdhëniet e biznesit dhe turizmit, si dhe të zgjerojë kontaktet kulturore e sociale.

Bjellorusia është shtet në Evropën Lindore dhe kufizohet me Rusinë, Ukrainën, Poloninë, Lituaninë dhe Letoninë (Tre të fundit anëtare të BE-së). Me një popullsi që arrin gati 10 milionë, ekonomia bjelloruse renditet 72-ta në botë.