google seo Beylikdüzü Halı Yıkama Bahçeşehir Halı Yıkama Halkalı Halı Yıkama

Shqipëria në sytë e mediave të huaja! TGCOM: Vendi me plazhe si në Karaibe

Shqipëria në sytë e mediave të huaja! TGCOM: Vendi me plazhe si në Karaibe

Pavarësisht situatës politike në vend e cila ka dhënë impakt në sektorin e turizmit shqiptar, mediet e huaja vijojnë të promovojnë potencialin turistik shqiptar duke e cilësuar si një destinacion që nuk duhet humbur. Së fundi TGCOM i ka kushtuar një artikull të veçantë turizmit shqiptar duke e cilësuar si vendin me plazhe si në Karaibe.

Në shkrimin e titulluar “Shqipëria midis natës dhe plazheve të Karaibeve përmenden 8 plazhet e vendit, në zonën e jugut.

Por, cilat janë plazhet më të bukura sa i takon pastërtisë së ujit, shërbimit dhe natyrës që i rrethon? Ja çfarë propozon “TGCOM”:

Qyteti bregdetar i Sarandës është pjesa më e bukur e rivierës shqiptare. Ajo është e famshme edhe për atmosferën e natës. E ndodhur mes Jonit dhe kodrinave me ullinj para ishullit të Korfuzit, pak kilometra larg Greqisë, ajo ofron mundësinë e qëndrimit në hotele luksoze me çmime të përballueshme, një vakt në Kalanë e Lëkurësit, eksplorimin e Butrintit pasuri të UNESCO-s, etj..

Riviera e Ksamilit më në jug, një tjetër dhuratë e natyrës. Ksamili thotë “TGCOM” konsiderohet perla e Jonit sa i takon bukurisë. Plazhi i Jalës vjen në stil karaibesh. Është një nga vendet më të bukura të bregut të Jonit, që mbledh të gjitha aromat e Mesdheut.

Pas tij vjen Himara, vërtet joshëse, me aromën e pishave dhe shikimin drejt Jonit. Porto Palermo është plazhi me ngjyrë blu të mëndafshtë, që ka edhe një kështjellë veneciane. Nuk mbetet pas as gadishulli i Karaburunit, një margaritar i natyrës që ofron skenare të jashtëzakonshme, bashkë me ishullin e Sazanit.

Vlora është po ashtu porti i dytë më i madh i vendit, qyteti ku Adriatiku dhe Joni bashkohen. E më në jug të tij vjen Dhërmiu, plazhi i gurëve dhe detit të ëndrrave. Gjatë vitit që lamë pas Shqipëria u vizitua nga 6.9 mln turistë. Ndërkohë sfida për këtë vit është trefishimi i numrit të turistëve.

COMMENTS

mersin escort | malatya escortantayla escortMalatya escortEskişehir escortKayseri escortKonya escortMalatya escortEskişehir escort Mersin escortKayseri escortMalatya escortEskişehir escort Mersin escortantayla escortMersin escortEskişehir escortKayseri escortMalatya escortKonya escortEskişehir escort Malatya escortKayseri escortMersin escortEskişehir escort Malatya escort
Lipstick kıbrıs