Shpërbëhet LSI: “Kërcasin” hetimet dhe arre.stimet, partia e Metës dhe Monikës përfundon pas asaj të Nardit dhe Idrizit

Shpërbëhet LSI: “Kërcasin” hetimet dhe arre.stimet, partia e Metës dhe Monikës përfundon pas asaj të Nardit dhe Idrizit

LSI nuk është më partia e tretë më e madhe në vend

Banda e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, e krijuar 15 vite më parë, për të plaçkitur paratë dhe pasuritë e shqiptarëve, po shpërbëhet me një shpejtësi të pabesueshme.

Shpërbërja e bandës së hajdutëve më të madhe në Evropë nisi pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017, ku për herë të parë u kuptua se Lëvizja Socialiste për Integrim nuk mund të diktonte më fituesin e zgjedhjeve.

Pas largimit nga tepsia e Edi Ramës, shqiptarët i besuan një partie të vetme për të qeverisur vendin, pa LSI. Në shpërbërjen e LSI ndikoi edhe ikja e Ilir Metës në krye të Presidencës, i cili deri në atë kohë e mbante të bashkuar lukuninë e hajdutëve.

Pas zgjedhjeve dhe largimit të Metës, drejtimin e bandës e mori Monika Kryemadhi, të cilës i doli situata jashtë kontrollit. Këshilltarët më të rëndësishëm në të gjitha këshillat e bashkive në vend filluan të dezertonin çdo ditë. Pas tyre, nga banda u larguan dhe dy deputetë.

Por, goditjen më të madhe LSI e mori pas vendimit për të djegur mandatet. Ky vendim tregoi edhe njëherë se bandën e LSI e mbanin të bashkuar vetëm pazaret dhe paratë.

Deputeti i Durrësit, Lefter Koka, refuzoi urdhrin e Monikës për djegien e mandatit, ndërsa 9 kandidatë e braktisën atë dhe morën mandatet e dorëzuara. Ndërkohë, që gati 50 kandidatë të tjerë po luftojnë për të marrë 7 mandatet e ngelur.

Por LSI, përveç këshilltarëve lokalë e deputetëve, ka humbur edhe elektoratin. Një sondazh i ditëve të fundit tregon se LSI nuk është më partia e tretë më e madhe në vend.

Sipas sondazhit, në shumë zona partia e krijuar nga Ilir Meta del parti e katërt dhe e pestë. Konkretisht, pas partisë së Shpëtim Idrizit (PDIU) dhe asaj të Nard Ndokës (PDK).

Ndërkohë, ka nisur edhe një fushatë hetimesh dhe arrestimesh të drejtorëve të LSI për korrupsion, gjobëvënie, shëpërdorim detyre, etj. Rasti më i fundit u shënua ditën e sotme, ku u arrestua ish-drejtori i LSI i Patentave në Shkodër, Ilir Sokoli, i përfshirë në një skemë fajdesh./Pamfleti

COMMENTS