Shkarkimi/ Deputetja socialiste paralajmëron Ilir Metën: Do e çojmë deri në fund këtë proces!

Shkarkimi/ Deputetja socialiste paralajmëron Ilir Metën: Do e çojmë deri në fund këtë proces!

Ditën e sotme Komisioni Hetimor parlamentar për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, zhvilloi mbledhjen e tij të parë. Lidhur me shkarkimin e Metës, deputetja e Partisë Socialiste, Eglantina Gjermeni, është shprehur se mazhoranca do e çojë deri në fund këtë proces. Mazhoranca do që të gjithë të kuptojnë që Kushtetuta është e paprekshme dhe duhet respektuar.

Gjermeni tha:

“Mendoj që fakti që një grup deputetësh firmosën dhe më pas u ngrit një Komision Hetimor, u votua nga pjesa më e madhe e deputetëve, mendoj që tregon një vullnet për t’i shkuar deri në fund këtij procesi faktit që është shkelur apo jo Kushtetuta.

Faktit që me çdekretimin e datës së zgjedhjeve vendore dhe me dekretimin e një date tjetër siç ishte 13 Tetori, të gjitha këto të shikohen në kontekstin e Kushtetutës, në kontekstin e përgjegjësive që ka Presidenti, detyrave që ka ai, çfarë i lejon dhe nuk i lejon Kushtetuta.

Ju e thatë që ndodh për herë të parë. Këtë vit kemi shumë gjëra për herë të parë, kemi djegie mandatesh për herë të parë, kemi mosmarrje pjesë në zgjedhje, kemi çdekretim të zgjedhjeve në mes të fushatës.

Mendoj që i gjithë vullneti politik i mazhorancës dhe jo vetëm është që ky proces të shkojë deri në fund dhe të nxjerrë mësime për faktin që nëse flasim për një kuadër institucional, ligjor, për Kushtetutën, të gjitha këto janë të paprekshme dhe duhen zbatuar nga të gjithë”.

COMMENTS