google seo Beylikdüzü Halı Yıkama Bahçeşehir Halı Yıkama Halkalı Halı Yıkama

Saimir Tahiri fjalë prekëse për vdekjen e kryetares së FRESSH: Tu pre jeta në mes sepse “mbeti rrugëve” ligji ynë për “vrasjet rrugore”

Saimir Tahiri fjalë prekëse për vdekjen e kryetares së FRESSH: Tu pre jeta në mes sepse “mbeti rrugëve” ligji ynë për “vrasjet rrugore”

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka reaguar në lidhje me vdekjen në aksident të kryetares së FRESSH në njësinë numër 6 në Tiranë, Rajselda Hamzaj. Tahiri ka shkruar fjalë të ndjera për të renë që humbi jetën ditën e djeshme duke thënë se kishte mbetur pa fjalë kur kishte marrë vesh lajmin. Ndër të tjera Tahiri kujton edhe projektligjin, në kohën kur ai ishte ministër i brendshëm dhe propozonte se aksidentet me pasojë vdekjen të konsideroheshin si ‘Vrasje’.

“Të preu jetën në mes një aksident i mallkua. Punuam gjatë bashkë, e tani jam pa fjalë! Shpikim aq armiq ne të gjallë, sa harrojmë armiqtë e vërtetë që na marrin jetën, përditë. Të ndrittë shpirti Rajs! Propozova ‘Vrasjen Rrugore’, dikur. por mbeti rrugëve të Parlamentit. Do mjaftonin vajzat e djemtë që kanë lenë jetën rrugëve nga aksidentet, për ta miratuar një herë e mirë, përpara se kërcitja e vdekjes në rrugë te pragu i shtëpisë.” shkruan Tahiri.

Kujtojmë se pas kërkesës së Tahirit në vitin 2016 filloi edhe puna për ndryshimin e Kodit Penal, por ligji nuk u miratua.

Në atë kohë u propozuan 4 nene. Do të quhej “vrasje rrugore” kur në aksident është verifikuar :
A. Përdorim i pijes alkoolike dhe substancave narkotike
B. Nëse drejtuesi i mjetit të përfshirë në aksidenti i faktohet shpejtësi tej normave të lejuara në qendrat e banuara.
C.Nëse aksidenti ndodh në kryqëzim dhe semafori është i kuq.
D.Nëse aksidenti ndodh në raste të parakalimit të gabuar dhe drejtuesi i mjetit që shkakton aksident lëviz në krah të kundërt.

“Ka disa vende në Europë që e kanë bërë këtë, duke mos i klasifikuar aksidentet si të tilla me pasoja në shëndetin apo jetën e qytetarëve por si “plagosje” apo “vrasje”. Unë mendoj që në këtë mënyrë të të bërit drejtësi nuk duhet të ecim përpara. Sepse nga këta të dehur që i kanë dhënë makinës në rrugët e Shqipërisë, ata që kanë bërë qoftë edhe një ditë të vetme burg janë shumë pak, për të mos thënë fare”, deklaronte në atë kohë ish-ministri, Tahiri.

COMMENTS

mersin escort | malatya escortantayla escortMalatya escortEskişehir escortKayseri escortKonya escortMalatya escortEskişehir escort Mersin escortKayseri escortMalatya escortEskişehir escort Mersin escortantayla escortMersin escortEskişehir escortKayseri escortMalatya escortKonya escortEskişehir escort Malatya escortKayseri escortMersin escortEskişehir escort Malatya escort
Lipstick kıbrıs