Regjizori i njohur kritikon ashpër tekstin e Elvana Gjatës: Organizatorët duheshin a.rrestuar në sallë! Me një tekst të tillë nuk të linin të këndoje as në hale

Regjizori i njohur kritikon ashpër tekstin e Elvana Gjatës: Organizatorët duheshin a.rrestuar në sallë! Me një tekst të tillë nuk të linin të këndoje as në hale

Regjizori, skenaristi dhe poeti i njohur Petrit Ruka ka kritikuar ashpër tekstin e këngës “Me tana” të Elvana Gjatës. Ruka tha se dikur një këngë me një tekt të tillë nuk ta lejonin ta këndoje as në hale.

Poeti, në një postim në Facebook, e konsideroi transmetimin e këngës në festival një tmerr artistik.

Ndërsa theksoi se organizatorët e këtij festivali duheshin “arrestuar” në sallë për krim ndaj gjuhës shqipe dhe fyerje të rëndë të dinjitetit te kulturës kombëtare shqiptare.

Postimi i plotë:

Tmerr artistik dhe një urgjencë kombëtare.

Jap e marr ta kuptoj këtë tekst të ndyrë që më doli para dhe nuk ia dal dot. Kjo quhet këngë…dhe qenka trasmetuar në Festival. Me një tekst të tillë dikur nuk të linin të këndoje as në hale.

Shijoheni.

Teksti: Elvana Gjata

Këndon: Elvana Gjata

Kupton: Elvana Gjata

5 milion shqiptarë paguajnë RTSH për ndyrësi të tilla dhe na na na-n e saj…

Tmerr artistik.

Organizatorët e këtij festivali duheshin “arrestuar” në sallë për krim ndaj gjuhës shqipe dhe fyerje të rëndë të dinjitetit te kultures kombëtare shqiptare.

Duhet hartuar me ngut një ligj i posaçëm që këngët në Festivalin e RTSH duhet të vijnë patjetër në standard dhe të kenë poshtë firmën aprovuese të dhjetë poetëve më të mirë të vendit. Unë vetë nuk do ta pranoja këtë tekst edhe sikur të vinte me muzikën e Ennio Morricone-s.

“Ti kam fal ty me tana

Me tana o me tana

Dashni me fal

O kush ka me ma nal?

A ma thua edhe sa

Duhet të pres ty me të pa

Ta di, dua ta di dhe sa

Kohën ndale, ndale

Të shkoj ngadale ndale

O më ngadale ndale

Na na na na na…”

…………………………

Turpi e mbuloftë emrin e atyre regjisorëve, udhëheqësve artistikë, prezantuesve, redaktorëve, kompozitorëve që kanë emrin në titrat e këtij produksioni me tekste të tilla.

Një ditë bota do të qesh me të madhe me idiotësinë e tyre. Tallja e brezave që vijnë do t’i shoqërojë edhe aty ku do te jenë, në varr.