“Pse je ti këtu, ti je i PS”?! Disa të përndjekurit debat me Bashkim Finon në aktivitetin i rëndësishëm?! (REPLIKAT)

“Pse je ti këtu, ti je i PS”?! Disa të përndjekurit debat me Bashkim Finon në aktivitetin i rëndësishëm?! (REPLIKAT)

Është shoqëruar me incidente ceremonia përkujtimore e viktimave të komunizimit.

Të mbijetuarit e kampeve të përqëndrimit në Lushnje përkujtuan dje ngritjen e një memoriali dhe kryen homazhe për ata që humbën jetën në këto kampe.

Sipas “Gazeta Shqiptare” aktiviteti u organizua nga Autoriteti i Dosjeve, mirëpo pati incidente. Fillimisht mosmarrëveshjet nisën për mos përmendjen e disa fiseve që nuk ishin përfshirë në kumtesat e ceremonisë. Më pas pati edhe një tjetër incident të shkaktuar nga prezenca e deputetit të PS, Bashkim Fino. Familjarët e të përndjekurve e kanë konsideruar këtë si një provokim që u bëhet atyre, ndaj dhe kërkuan largimin e Finos nga salla.

“Pse je ti këtu, ti je i Partisë Socialiste. Ti nuk ke të drejtë të flasësh. Nuk ke të drejtë të jesh këtu, unë jam rritur rrugëve të Italisë dhe na e keni borxh”, tha një përfaqësues i të përndjekurve në sallë.

“Bashkim Fino nuk duhet të ishte sot këtu”, u shpreh një tjetër.

Mirëpo, Fino u është përgjigjur se ai nuk ka asnjë përgjegjësi për këtë dhe se ai ishte i pranishëm për të vlerësuar sakrificën e tyre dhe për ti mbështetur. “Po unë ç’lidhje kam me këto që thua ti. Prezenca jonë këtu është për të vlerësuar dhe aspak për të denigruar. Prezenca e kryetarit të bashkisë së Lushnjes dhe e imja si deputet i qytetit është në funksion të vuajtjeve që kanë kaluar këta të persekutuar”, tha Fino