“PS-në nuk e lidh gjë me komunizmin”! Ish- zv/kryeministri demokrat del hapur kundër PD dhe bën deklaratën e fortë: Bota sot është krejt tjetër!

“PS-në nuk e lidh gjë me komunizmin”! Ish- zv/kryeministri demokrat del hapur kundër PD dhe bën deklaratën e fortë: Bota sot është krejt tjetër!

Ish-zëvendëskryeministri i Partisë Demokratike në vitet 1992-1995 Bashkim Kopliku, nëpërmjet një postimi në Facebook ka dalë hapur kundër partisë më të madhe opozitare që ka përfaqësuar dikur. Ai shprehet se PD e vitit 1991 dha kontribut më të madh në rrëzimin e Enverizmit.

Politikani thotë se merita e rrëzimit të enverizmit, por edhe e komunizmit, ishte më së shumti e vetë komunistëve, ndërsa pretendon se PS-në nuk e lidh gjë me komunizmin.

“Njësoj mund të thuhet edhe për socialistët: nuk i lidh gjë ata me komunizmin…

Duhet të shkëputemi nga trajtimi i politikës sot, me shkollën leniniste e staliniste të 1917.

Bota sot është krejt tjetër, e shumë nga ne, mbi 50-vjeçarët, duhet të ristrukturojmë, të përditësojmë konceptet e tyre…”, thekson Kopliku.

Deklarata e plotë në Facebook:

PD e 1991, dha kontribut më të madh në rrëzimin e Enverizmit.

Enverizmi u rrëzua nga pothuaj të gjitha shtresat e popullit shqiptar, e natyrisht edhe nga shumica e komunistëve, të cilët, pra shumica e komunistëve, e kishin kuptuar se i kishte ardhur fundi atij regjimi enverist, që natyrisht as komunist nuk ishte.

Pra, shumica e komunistëve e kishte kuptuar se edhe komunizmit i kishte ardhur fundi, edhe si teori, prandaj përfaqësuan, ose ide socialiste (që për komunizmin ishin njësoj kundërshtare–bile mos më shumë se ato të djathtat) ose idetë e partive popullore (të djathtave) evropiane.

Pra, merita e rrëzimit të enverizmit, por edhe e komunizmit, ishte si e komunistëve, që ishin shumica në Shqipërinë e 1990, si dhe e antikomunistëve etj.

Mund t’u duket si absurd kjo që po them, shumë prej atyre që sot i bien gjoksit duke thënë se “ne, antikomunistët” e rrëzuam enverizmin, duke synuar ekskluzivitet që nuk e kanë pasur fare, fare– bile mos qoftë e kundërta, që kontributi i antikomunistëve shqiptarë të shtresave, apo pasardhësve gjenetikë të antikomunistë të luftës së dytë botërore, të ketë pasur kontribut më të vogël…

Eksperienca ime e atyre viteve, por edhe e vrojtimet e reagimeve të shtresave të ndryshme pas 1990, më ka bindur se në 1991, se faktet janë sa shkrova më lart.

Edhe sot, nuk është e thënë se janë me bindje popullore (të djathta) ata që në Shqipëri kanë qenë antikomunistë para 1990. Jo, e djathta evropiane, nuk është detyrimisht ideologjia e atyre që burgosi e shtypi enverizmi. Jo, ata sot, në liri, mund të ishin njësoj, socialistë (kujtoni Myrsine Kokalarin, Skënder Muçon etj.) ose të djathtë (siç ishin ata që përkrahnin të drejtat e barabarta të të gjitha shtresave, e famshmja “alle Schichten”, barazi në mes të gjitha klasave, apo shtresave, e CDU të Mekelit në Gjermani e gjetkë).

Njësoj mund të thuhet edhe për socialistët: nuk i lidh gjë ata me komunizmin…

Duhet të shkëputemi nga trajtimi i politikës sot, me shkollën leniniste e staliniste të 1917.

Bota sot është krejt tjetër, e shumë nga ne, mbi 50-vjeçarët, duhet të ristruturojmë, të përditësojmë konceptet e tyre…

izmir | kanal d canlı | ankara escort | bitcoin miner |

Escort Mersin

|

Escort Eskişehir

|

Adana escort

|

Mersin çarşı escort

|

adana escort evde

|

eskisehirescort.asia

|

www.escortizmirescort.com

|

www.escortbursali.com

|

www.escortantalyali.com

|

avukat