PS bën gati vendimin për ta shkarkuar, LSI-ja e gruas i del në mbrojtje Metës

PS bën gati vendimin për ta shkarkuar, LSI-ja e gruas i del në mbrojtje Metës

Zëvendëskryetari i LSI-së Luan Rama ka folur për situatën politike në Shqipëri, në kohën kur PS ka vendosur të kërkojë shkarkimin e presidentit Ilir Meta, pas vendimit për anulimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit.

Rama e ka cilësuar këtë vendim të PS-së si një lajthitje në të gjitha kuptimet e fjalës, pasi deklaron se presidenti mund të shkarkohet vetëm kur ka bërë shkelje të rënda të Kushtetutës apo ka kryer një k.rim të rëndë.

‘E para po flasim për Presidentin e Republikës dhe jo për Ilir Metën. Dhe gjykimi apo vlerësimi mbi aktete presidentit nuk është atribut i askujt tjetër përveçse i Gjykatës Kushtetuese në kuptimin kushtetues të autoritetit që ka ky institucion.

E dyta ajo çfarë do të bëjë praktikisht mazhoraca të enjten është në tërë kuptimet lajthitje, lajthitje në kuptimin kushtetues, ligjor dhe kuptimin moral.”, u shpreh ndër të tjera ish-deputeti i LSI.

COMMENTS