Presidenti që na “shkyn” gazit, ka marrë shtetin peng!

Presidenti që na “shkyn” gazit, ka marrë shtetin peng!

Nga Akil Ylli

Presidentit te Republikes, sapo ju dha perseri rasti, vendosi qe ta beje Shtetin “çorap” dhe Kushtetuten ta trajtoje, si tefter gjobvenjet. Ne rastin e Lleshit, shteti ra “viktim”, meqe ai kishte nevoje te mendohej, e te mendohej, meqense…..buuuuuuu, nje zot e di, edhe me “thelle” se Nishan “teneqexhija”, por me ne fund, e beri “zemren gur” dhe firmosi, kurse tani per Caken, vendosi qe ai, nuk mundt te jete minister, sepse eshte i ri dhe e futi ne “rreth te kuq”, si element i rrezikshem. Nishanin ta marresh dhe ta puthesh ne balle o xhan! Dhe ai mendohej, e mendohej, po firmen e vinte ama!

Per te qene ne rregull me ata qe nuk e dine, Kushtetuta percakton ne ligjin nr 98 kopetencat e Presidentit per me emmerimet e ministrave i cili ligjeron tekstualisht:
1.Ministri emërohet dhe shkarkohet nga Presidenti i Republikës, me propozim të Kryeministrit, brenda 7 ditëve. 2.Dekreti shqyrtohet brenda 10 ditëve nga Kuvendi. Kaq!!
Por Presidentit tone, mese duket nuk ja “mbushe synin” ky ligj, dhe pa e menduar gjate, transformohet ne “Maliq”. Ne kete rast, titulli i sakt i shkrimit duhet te ishte, “Republike si ti çohet Presidentit”, por kete titull e kam çfrytzu me pare, keshtu qe me duhet ta “qaj me lote”.

Po ndryshe nga hera pare, kesaj radhe mbasi u mendua, sa ja nxorri “ujet”, erdhi ne konkluzion, se Caka nuk mund ta bente ate detyre, sepse ishte i ri ne moshe. Sipas tij, te vetmit qe Perendia mund ti rezervoje nje fat te tille, bile pertej, kryeminister direkt, eshte nje fare Like Floriri prej Cepanit te Skraparit. M’fal o Zot, por edhe keto punet e Perendis, jane pune Dreqit kaj here. Po si me i shku ndermend me gjete nje 28 vjeçar ne “bire te Dreqit”, maje Cepanit te Skaraparit dhe me na e ba direkt Kryeminister!? Allah, Allaaah!

Mandej, ne cilin verset, kanun, ferman, ligj, thuhet, qe kur dikush eshte me moshe te re, mund mund te marre persiper funksione te larta? Ca na duhen ne ligjet, hidhen perpjet Maliqet, andej e kendej kufinit. Kta ka ana jone, i ka msu me pa gjithçka, n’kocin e gjoksit te gjelit, Sheretja e Kakerdhiqit, ndersa ata andej, kquren te Burdushi. Na qyqmanat, nuk shohim ma larg, se “hunda” ligjit”! Dikush mund te thone, po ligji eshte elastik. E drejte, ajo dihet, por ky nuk eshte rasti. Ketu nuk egziston ligji askund! Ne kete rast Presidenti e trajton Qeverin, qe ka “vulen” e Sovranit, ashtu siç i “çohej” me tufen e deleve, kur i kulloste ne maje te Cepanit!

Nje tjeter zbulim qe kishte bere Presidenti Maliq, ishte ajo, qe Caka ne nje emision, paska bere nje konstatim, qe e ben çfaredo vezhgues i thjeshte, “qe ne Ballkan fenomeni i rishikimit te kufijve eshte nje fakt qe ka ndodhur”. O nan u permbys dynjaja! O bu, buu ja- u prataks Presideti Maliq. Ca ka ktu mu lebetit o te keqen! Por jo, Maliqve kur ju mbushet mendja te lebetiten, s’ka burre qe ja u ndale turrin, llahtarisen edhe kur i pjell lopa dikujt, ose dhe per Bajram, neqoftese e lyp nevoja. Bile pa pike zori, Presidenti Maliq e shpalli armik i rrezikshem, ma zi se Atila me hordhite e tij. I kishin hi dridhmat rajonit, BE-s po i shkonin “shtate”, Europa kishte hi ne “shishe, Nato-ja po i vinte drynin bazave dhe po pregatiteshin per dezertim xheneral. Ku kuuu, ça paska pa kene ky Gent Caka! Ku e gjeti mo ky “Piktori”!

Kurse fakti qe te ben te “shkyhesh” gazit, eshte kur Presidentit Maliq, i shkon ndermend ti mbaje peng, ministrat e Republikes. Kryemistri e shkarkon nga detyra Bushatin, eshte e drejta e tij kushtetuse, ndersa ky, nuk e dekreton shkarkimin! Hajde hardhek, hajde. Me mbajt ministrat me zor ne detyre, sepse ashtu eshte e shkrume ne qytapet e “Maliqit”! Se si arrihet ne kete “ekuacion”, veç ky dhe “Matufi Dixhital do ta dijne! Edhe per ke? Ate e kane “kryqzuar”, si i biri i antarit te Byros Politike, ndersa tashti i duket, “kry me kry”, me Kisingerin. E gjithe “Zullumhanja” po e quan diplomat njesh.( dhe per çudi, kjo eshte e vertet) Keta s’merren vesh mor vlla! Deri nje dite perpara te mallkojne, dhe paprit te nesermen, te shohin si shejt, i mbuluar nga “Hiri Perendis”. Kesaj i thone: Ca m’duhet mu, ça tham une!

Te jem i sinqerte, s’ma mirrte mendja qe Likja ta arrinte deri ne kete pike papergjegjshmerie, kam pasur bindjen, qe ai mund te ishte gjithçka, por veç i marre jo. Mirpo ja qe e paska pasur dhe ai nje pike te dobet: Monen! Po i bie shkurt ne kete menyre, sepse s’po dua te mbeshtetem tek ai, qe tashti e tregojne te gjithe me gisht, Vettingu. Ma forcon kete bindje dhe anomalia qe manifestohet ne jeten tone politike. Burri President, ndersa gruaja, jo si gjithe grate, qe kufizohen ne rolin e “Zonjes se Pare”, por mban “flamurin” e opozites, rast unik ne Bote. Rast allashqiptar! At’here te vjen natyrshem si ide. Gjithkujt besoj, i ka rastis te njohe burra, qe krejt pa prit e pa kujtu, ti keni pare te telendisur keqas, per shkak te gruas. Kot nuk thote populli ne keto raste: Nga ishe, nga fshati i gruas! Kur gruaja heq çizmen e qellon ne mes te ” faltores”, si burre i keq, e merr me mend gjithkush pastaj, çfare behet brenda kater mureve! Mos ja çofte Zoti kuj per hise, jarebi!

Po si i behet, qe gjithçka te kthehet ne normalitet, ndoshta pyet ndokush? Pergjigje 1 milion dollarshe. Shtetit qe trasheguam prej Qoftlargut, i mungon hala “kolona” e Drejtesis. I vetmi “organ”, qe mund ti vishte “bluzen e forces” Presidentit Maliq, eshte inegzistent, i ka ra “zerzelja”, e deri sa te “rimekembet”, Likja mund te argtohet, duke hedh “shurren perpjet”. Deri at’here, sa ta mbyllin ciklin Shqupi dhe SHPK e Krymadhes, na duhet me prit. Na mban gjalle mendimi, qe meqense e kemi ngrene “kaun”, tash na ka mbet dhe sforcoja e fundit: Sa t’hajme dhe “bishtin”!/Ekskluzive.al

COMMENTS