Poli i Veriut po largohet nga Kanadaja, shkencëtarët nuk dinë arsyen

Poli i Veriut po largohet nga Kanadaja, shkencëtarët nuk dinë arsyen

Thellë në koren e Tokës, hekuri i lëngshëm po sillet rreth bërthamës së saj duke bërë që Poli i Veriut të largohet më shumë nga Kanadaja në drejtim të Siberisë. Kjo ka bërë që ekspertët botërorë të gjeomagnetizmit të bëjnë rinovime urgjente të modeleve magnetike të tokës të cilat përcaktojnë saktësisht ku gjendet Poli i Veriut.

Ata prisnin të bënin rinovimin e radhës në 2020, por zhvendosjet e kohëve të fundit kanë bërë që data të avancohet.
Saktësia e vendndodhjes së Polit të Veriut nevojitet për sistemet GPS dhe aktualisht është opranë tejkalimit të “limit të pranueshëm të sigurisë për gabimet navigacionale,” thuhet në një raport të fundit.

Arnaud Chulliat, gjeomagnetist i University of Colorado Boulder tha: “Marzhi i gabimit po rritet gjithë kohës”.
Kërkuesit llogarisin se Poli po zhvendoset me 34 milje (55km) në vit, dhe se lëvizja do të bëhet gjithnjë e më e paparashikueshme në 100 vjet.

Megjithëse nuk ka një shpjegim të saktë, shkencëtarët besojnë se kjo ndodh prej zhvendosjeve masive të hekurit të lëngshëm në bërthamën e tokës.

Në një takim të Unionit Gjeofizik Amerikan, britaniku Phil Livermore, i University of Leeds tha: “Vendndodhja e polit magnetik të tokës duket se përcaktohet nga dy zona kryesore të fushës magnetike të planetit tonë, njëra poshtë Kanadasë dhe tjetra poshtë Siberisë, dhe kjo e fundit po fiton konkursin”.

Por zhvendosja mund të jetë dhe rezultat i përgatitjes së planetit për fenomenin e rrallë të këmbimit të poleve dhe të fushës magnetike, i cili ndodh një herë në rreth 200,000 deri në 300,000 vjet.

Studiuesit thonë se polet tentuan një këmbim rreth 40,000 vjet më parë por procesi dështoi.

Hera e fundit që polet e tokës u këmbyen me njëri-tjetrin ishte 780,000 vjet më parë, prandaj mund të jetë koha që kjo të ndodhë përsëri.

Shkencëtarët thonë se me nisjen e procesit, ai kërkon rreth 1000 vjet për t’u kompletuar, dhe gjatë kësaj kohe gjallesat e planetit mbeten të ekspozuara ndaj radiacionit të shtuar të diellit.
(Daily Mail)

COMMENTS