Pogradecarët çunit të Fahriut: “Nga m*ti nuk del mjalt, eja në zonë na tako se ndryshe do vijmë ne në Tiranë”

Pogradecarët çunit të Fahriut: “Nga m*ti nuk del mjalt, eja në zonë na tako se ndryshe do vijmë ne në Tiranë”

Banorët e Pogradecit, i kanë dërguar një mesazh Klevis F. Balliut, deputetit të tyre me lëkurë blu e tul të kuq, postuar në faqen zyrtare të PD dhe në celularin e Balliut, me vlerë sa 20 pensione mujore.

Votuesit e tij në Pogradec, duke parë deputetin e tyre, që qëndron e ulërin “non stop” në protestën tek Unaza e re por dhe në qytete të tjerë, i kërkojnë t’i shërbejë zonës elektorale, ku është zgjedhur deputet.

Në mesazhin e tyre, banorët e Pogradecit, i shkruajnë: – “O çuni Fahriut dhe trimi Lulit, po të shikojmë e dëgjojmë në televizor, që shkon në krye të çdo proteste, nga Kukësi në Tiranë, por vetëm tek ne, nuk po vjen, ose dhe kur vjen, takohesh nëpër vila e lokale luksoze, me ata që të rekomandon Fahriu, ata që kanë në dorë tenderët e bizneset, mbushesh mirë e mirë dhe ikën.

Nuk të kemi zgjedhur, për t’u përdour si “çakmak” nëpër protesta nga Saliu e Luli, as për t’u kaperdisur me puro e për t’u përdredhur me dashnoret nëpër diskot e Tiranës, por për të qenë pranë halleve tona, se i kemi të shumta dhe nuk po e lëviz menderen, as ti që të kemi dhënë votat e që paguhesh, sa 10 mësues në muaj

Kur erdhe e kërkoje votat, na thanë: “Mos e votoni të birin e Fahriut, se nga m**i nuk del mjaltë, por përballë plehut, që na vuri bajga Ilir Metaj, të zgjodhëm se na i bëre premtimet shesh me lule, por na dole, ky që je e që po tallet gjithë dynjaja.

Mos harro, se deputet, je zgjedhur në Pogradec e jo në Tiranë, prandaj thirri radakes së ndritur që ke dhe eja në zonë na tako, na dëgjo e zbato premtimet, ndryshe do vijmë ne në Tiranë, do të gjejmë e do të bëjmë palaço, kudo që të jesh. Të fala Fahriut”.

COMMENTS

WORDPRESS: 0