Petro Koçi jep dëshminë e rëndë nga tërmeti që shkundi Thumanën: “Njerëzit nuk i vrau vetëm tërmeti”

Petro Koçi jep dëshminë e rëndë nga tërmeti që shkundi Thumanën: “Njerëzit nuk i vrau vetëm tërmeti”

Zv.ministri i Mbrojtjes Petro Koçi nëpërmjet një postimi në rrjete sociale shkruan se është njohur nga afër me situatën në Thumanë që pasi ndodhi tërmeti dhe tregon detaje të gjendjes së mjerueshme.

I ndodhur atë ditë në vendndgjarje, Koçi ka rrëfyer se ekipet shqiptare të kërkim-shpëtimit kanë rrezikuar edhe jetën për të nxjerrë sa më shumë njerëz të gjallë nën rrënoja.

Por nga ana tjetër, ish- ministri ngre akuza të forta mbi ndërtimin dhe strukturën e objekteve, shumë prej të cilave u shembën dhe morën jetë njerëzish.

Ai është i gatshëm të dëshmojë para kujtdo se objektet në Thumanë nuk ishin ndërtuar as mbi rregulla dhe as mbi standarte.

Sipas Koçit prokuroria ka qenë atje dhe ka marrë të gjitha provat e nevojshme për të gjetur fajtorët, sepse njerëzit nuk i ka vrau vetëm tërmeti, por ai dhe papërgjegjshmëria njerëzore.

Dhe në grupin e të papërgjegjshmëve Koçi nuk kursen askënd, nga ndërtuesit deri tek ligjvënësit dhe shtetarët.

‘Kam qene ne Thumane qysh ne oret e para te mengjesit te dates 26 Nentor.

Jam deshmitar jo vetem i perpjekjeve vetemohuese te ekipeve tona te shpetim kerkimit, por edhe i pamjes se rrenojave te pallateve te shkermoqura nga termeti.

Deshmoj para kujtdo se tullat silikate ne pirgun vrases ishin te pastra nga cdo grimce ish llaci.

Dukej qartazi se materiali lidhes thuajse nuk egzistonte. Copa llaci nuk dukeshin gjekundi. Kishte vetem rere dhe pluhur krahas tullave te cilat dukej sikur sapo kishin dale nga fabrika.

Pjeset e derrmuara te trareve dhe transversat ishin tejoksiduar dhe ishin nxire nga lageshtira dhe mosha.

Prokuroria ishte ay gjate gjithe kohes. Jam i sigurt se ata i kane marre provat e duhura per te arsyetuar shkaqet e mosrezistences ndaj termetit.

Ne gjykimin tim ato viktima fatkeqe i vrau termeti ne bashkepunim me papergjegjshmerine njerezore.

Duhet te gjithe ti veme gishtin kokes!

Ligjvenes, shtetare, ekzekutive, specialiste, projektues, zbatues, ndertues, mbikqyres, notere, qytetare! Prokurore, gjykates!

Te gjithe!’, shkruan Koçi.