Përfundimisht, Kryemadhja ka “lajthitur”!

Përfundimisht, Kryemadhja ka “lajthitur”!

Nga Akil Ylli

“Te jete per te heq me dhune Ramen e largoj per 10 minuta. Marr 5 gra dhe e lidhim. E njoh shume mire une ate. E lidhim me litar, me ato shajet e grave dhe e heqim.

Po ne nuk duam ta heqim me dhune se ai s’ta njeh. Une do behem kamikaze. Une jam e gatshme qe nese ikja ime do ti hapi rrugen Shqiperise, une do te behem kamikaze.

Do behem e do marr me vete Ramen”.

Cilido njeri me mend ne kry, kur lexon rreshtat e mesiperm, automatikish krijon bindjen qe autorit, eshte pak ti thuash, qe i ka “dy drrasa mangut”. Por kur autori ushtron profesionin e politikanit, aq me teper i nje rangu te larte, si numri dy i opozites,(shpresojm t’mos fyhet) at’here gjithçka behet tejet trishtuse per te ardhmen tone. Sikur mos te mjaftonte histerizmi dhe gojçthurja e saj, si cilesi te papranushme per nje politikan, me keto afirmimet te reja çfaq dukshem dhe simptoma te renda psiqike dhe nese ka ndonje njeri qe i do te miren, duhet urgjentisht ta binde, te shkoje per kavalishence ne ndonje klinik te specializuar sa s’eshte vone, me shprese se mund te rekuperohet sado pak, aq sa te jete e dobishme per familjen, sepse shqiptaret ma merr mendja e kane fut ne “rreth te kuq”.

Te jete per te heq me dhune Ramen e largoj per 10 minuta- thote Krymadhja. Mbas ketij deklarim, nuk eshte e nevojshme, qe te jete nje psikolog te te spjegoje, qe kemi te bejme me nje mitomone te renduar. Ky citim me kujton Haxhi Qamilin, kur i thane qe nuk mund ta sulmonte Durresin, sepse Princi kishte floten e Italis e Austris nga mbrapa, dhe ai ju pergjigj, ndersa une kam Shijakun e Kavajen. Kurse Kryemadhja, ka zevendesu Shijakun e Kavajen, me 5 gra.

E njoh shume mire une ate. E lidhim me litar, me ato shajet e grave dhe e heqim- deklaron. Mesa duket i eshte mbushur mendja, qe eshte as me pak e as me shume, po inkarnacione e mbreteshes se amazonave Pentesilea dora vet dhe kjo sipermarrje ne krahasim me betejat e Trojes, i duket pes me hiç.

Po ne nuk duam ta heqim me dhune se ai s’ta njeh.-konfirmon. Ky lloj perfundimit te shtyn te mendosh, qe kalon lehtsish nga nje gjendje ekstreme euforie, ne ate te infantilitetit, ku perplasjet politike, i duken si ajo loja me biz, ku femija tekanjoz, mohon qe bizi ka qendruar vertikalisht dhe thote s’quhet.

Une jam e gatshme qe nese ikja ime do ti hapi rrugen Shqiperise, une do te behem kamikaze. Do behem e do marr me vete Ramen.- e permbyll. Ne kete rast duket qartazi, qe per shkak te pafuqise per tu perballur me kundershtarin dhe paniku i madh nga nje ndeshkim i afert, e kane shtyre te jete “viktime” e impulseve autodistruktive dhe shkaktarin e kesaj gjendje, e indetifikon te Rama. Duke pare Ramen, si muri i pakaprcyshem per realizimin e endrrave te saj, ne menyre inkoshiente padit veten dhe shpreh ate çka e mundon: hidherimin dhe deshperimin ekstrem qe e ka pllakos dhe mos gjetja rrugezgjidhjes, e kane shtyre te mendoje, se i vetmi shpetim per ti dhene fund anktheve, eshte zgjidhja ekstreme, vetflijimi.

Po vetflijimi e saj ne kete rast, nuk ka “ngjyrat” fisnike te Jan Palach o Lirak Bejkos, por eshte i “frymezuar” nga deshirat e saj diobolike, qe bashke me te, te marre me vete dhe shkaktarin e deshtimeve, duke kenaqur ne kete menyre instiktet e saj perverse, ndjesin e gezimit, qe me ne fund kundershtarit, do ti heqe mundesine ti gezohet triumfit te tij. Por permendja e kamikazit, mund te kete dhe nje qellim tjeter. Ngaqe i mungon guximi i nevojshem per kete akt, perdor nje nje djallzi krejt primitive dhe infantile, me shpresen qe e degjon dikush nga te sajet dhe andrra i behet zhgjanderr.

Mos kujtoni qe gjithçka e thene me siper, eshte konkluzion i nje njeriu me fantazi te tepruar. Ka shume mundesi te jete epikriza e vertet, ndryshe s’ka si spjegohen shperfyterime te tilla logjiket.

Po hajt te themi, qe per hire dhe ne emer te Jetes, po sakrifikojme ne nje fare menyre, qe ti japim mundesine te fitoje. Mirpo problemi eshte, kush na siguron qe nuk e kap “pes minutshi” e na ban gjamen? Edhe sikur te kerkojme dike, qe mund te na siguroje per te, ma merr mendja, qe nuk gjendet asnji krijes njezore me “dy pare” mend, te hyj garant dhe te firmos, perveç Vasos e Nores, ndoshta. Keq te vjen, po nuk kena ça i bajme per nder, ky s’ashte faji jone, ketu bahet fjale per forca madhore: Nuk mund te lozim me jeten tone! Kete pergjegjsi, po ju a leme ta mbajne ne “shpin”, atyre qe do te kene kurajon te votojne ne favor te saj, neqofte se gjemden akoma te tille. Megjithse ne kete Shqipnin tone, gjithçka ban vaki, jo rralle kena praktiku “eutonazin”.

COMMENTS