Pelegrinazhi në Tomorr, 600 mijë pelegrinë drejt Teqesë së Kulmakut

Pelegrinazhi në Tomorr, 600 mijë pelegrinë drejt Teqesë së Kulmakut

Data 18 gusht shënoi nisjen e pelegrinazhit drejt malit të Tomorrit, një mal i konsideruar “i shenjtë”, pasi në të sipas bektashinjve prehet shenjtori i familjes së Profetit Muhamed, Abaz Aliu. Mali i Tomorrit ‘pushtohet’ gjatë 7-ditëve të peligrinazhit nga mijëra pelegrinë nga Shqipëria, diaspora dhe mbarë bota, të cilët udhëtojnë drejt Teqesë së Kulmakut për të kremtuar festën e Baba Tomorrit nën ritmet fetare të bektashinjve, pavarësisht besimeve fetare që i përkasin.

Si anjë vit tjetër, pelegrinazhi këtë vit parashikohet të kapë shifrën rekord të rreth 600 mijë njerëzve. Kryegjyshi Botëror, Baba Mondi tha për News24 se vetëm në 4 ditët e para të këtij pelegrinazhi në Malin e Tomorrit kanë mbërritur rreth 400 mijë pelegrinë nga të katër anët e botës, madje edhe nga Australia, për të gëzuar këto ditë të bukura të Malit të Tomorrit dhe të Abaz Aliut.