Pas Milan-Lazio, Tare “shpërthen” ndaj arbitrit: Kronikë e një v.dekjeje të paralajmëruar

Pas Milan-Lazio, Tare “shpërthen” ndaj arbitrit: Kronikë e një v.dekjeje të paralajmëruar

Në përfundim të ndeshjes Milan-Lazio, e përfunduar 1-0 për kuqezinjtë, drejtori sportiv i lacialëve, Igli Tare ka “shpërthyer” ndaj arbitrit të takimit.

“Ishte kronika e një vdekjeje të paralajmëruar, diçka të cilës i trembesha që para se të fillonte takimi. Zhvilluam një ndeshje të madhe dhe më vjen keq që u vendos nga episodet, jo nga fusha. Penalltia për Milanin mund të jepej ose jo, por ne na u mohua një 11-metërsh i pastër kur Rodriguez ndërhyri ndaj Milinkoviç-Saviç në zonë”, tha Tare.

Lazio është ende në garë për një vend në zonën Champions dhe për më tepër, do të përballet sërish me Milanin në gjysmëfinalen e kthimit të Kupës së Italisë, sfidë në të cilën Tare kërkon hakmarrjen.

“Duhet të vijojmë punën tonë dhe llogaritë t’i bëjmë vetëm në fund. Kemi përpara edhe ndeshjen e Kupës ndaj Milanit, ku duhet të tregojmë vlerat tona, ndonëse mund të them se arbitrat janë në borxh të madh me ne, që prej vitit të kaluar”, shtoi Tare.

COMMENTS