Pas deklaratës së fortë të inxhinierit, Ngjelën s’e mbajnë nervat: “Dil jashtë, maskara! Je i dehur apo psikopat?”

Pas deklaratës së fortë të inxhinierit, Ngjelën s’e mbajnë nervat: “Dil jashtë, maskara! Je i dehur apo psikopat?”

Inxhinieri Arben Meçe ka bërë deklaratën e fortë teksa tha se për ndërtimet e dëmtuara para 2009, të gjithë do të shkojnë në burg.

Ndërsa fliste për shtetin ligjor dhe për faktin se si ka çaluar çdo gjë nga dokumentacionet, Ngjela shpërtheu ashpër teksa e quajti dhe të pirë.

Ngjela: Do na lësh të arsyetojmë apo jo? Na lër o zotëri?

Meçe: Po unë këtu jam për ligjin, mos më thuaj mua që nuk njoh shtetin ligjor

Ngjela: Je gradë e lartë ti, nuk diskutojmë dot me ty, na lër të diskutojmë ne të shkallës së ulët

Meçe: Unë për atë punë jam këtu, që argumentin tënd ta fus në analizë, se ndryshe do isha në tjetër tavolinë

Ngjela: Ku e gjen atë të drejtë ti? Ku e gjen?

Ngjela: Do e nxjerrësh jashtë këtë maskara? Dil jashtë, maskara! Ti ose je i dehur, ose ke devijacion psikik…

Meçe: Çfarë është bërë ndërtim para 2009, do venë në burg, do vënë në burg dua apo nuk dua unë.

Ngjela: Për çfarë krimi?

Meçe: Krimi sepse kanë vrarë njerëz. Do dënohen

Ngjela: Ky ka pirë, është i dehur