Një replikë e “detyruar”, me Berat Buzhalën!

Një replikë e “detyruar”, me Berat Buzhalën!

Nga Miço Nako

Si rregull nuk jane nga ata qe i ndjek emisionet ku opinionistet tane shpalosin bagazhin e njohurive e te kultures qe kane per ngjarjet e situatat e javes. Arsyeja eshte e thjeshte, per shkak te ndasise politike dhe deformimit te karakterit qe jane te detyruar te bejne per te mbrojtur fushen per te cilen jane angazhuar dhe te njohurive “pafund“ qe ata zotrojne ne te gjitha fushat pa dallim.

Parmbreme, fare rastesisht mu imponua te shihja e degjoja pak nga emisioni i Eni Vasilit, ku po trajtohej e analizohej aksioni opozitar i protestes. Mbeta i befasuar kur degjova zotin Berat Buzhala, qe vrasjen e kater protestuesve ne 21 janar 2011, e cilesoi me gojen plote se “ishte nje gabim“.

Cdo njeri eshte ne te drejten e tij qe te pozicionohet ne njerin apo ne tjetrin krah te politikes, te shfaqe e mbroje ngjarje, veprime, mendime, ide, teza si ti kuptoje e gjykoje, por jo deri ne cakun e absurdit, jo jashte asaj qe rrok e pranon nje mendje e shendoshe e normale. Po, po zoti Buzhala, per mua kjo eshte nje gje krejtesisht absurde.

Se pari, nuk mund te krahasohen te pakrahasueshmet, ku ngjarja e 21 janarit dhe ku protesta e dates 13 maj. Kjo jo thjeshte per distancen ne kohe, por per pasojat qe solli 21 janari, 4 te vrare, dhjetra te plagosur, dhjetra te rrahur, per sjelljen dhe veprimet qe e pasuan, vrasjet nga afer, cadrat dhe stilografet pistolete, thikat me helm, per pengimin e prokurorise per te keqyrur vendin e ngjarjes, per zhdukjen e provave, per izolimin e gardisteve brenda kryeministrise, per fshirjen e serverit, per fjalorin e perdorur atbote dhe deri me sot, lavire dhe horr bulevardi, per kercenimin me jete te kryetarit te opozites, per kater snajpera me gishtin ne kemez dhe snajperin e peste me gishtin e ish-kryeministrit ne kembez etj etj.

Dhe ngrihet zeri se policia po perdore gaz helmues ne sasi me shume se sa normat, se u perdor dhune barbare ndaj zotit Dollapi, por nuk shikohet dhe as permendet se si veprojne protestuesit, cfare ata perdorin, deri te kutite me fishekzjarre te drejtuara si silura ndaj forcave te rendit. Edhe ata jane bije nenash dhe per me teper ne detyre e sipas ligjit

Se dyti, duhet ta dish se ndermjet termave vrasje dhe gabim ka nje dallim shume, por shume te madh. Te vrasesh do te thote te marresh jete njerezish dhe pamvaresisht nga motivi apo nga rrethanat ajo eshte gjithmone veper penale dhe si e tille kerkon ndeshkim. Besoje se e di qe ne 21 janar njerezit u vrane dhe u plagosen me arme zjarri. Ndersa gabimi eshte dicka krejt tjeter. Te gabosh do te thote te besh dicka jo te drejte apo nje veprim te shtrember.

Ashu si vrasjen edhe gabimin e bene njeriu. Te dyja jane veprime njerezore, por ndryshon motivi dhe shkaku. Njeriu mund te gaboje nga shkaqe te ndryshme, nga pakujdesia, nga njohja jo e mire e rregullave apo dhe nga lajthitja.

Vrasjet, plagosjet, dhunimet dhe te gjitha veprimet antiligjore te bera me pas nuk mund te quhen kurre nje gabim, nje veprim jo i drejte dhe ca me pak i shtrember. Ato ishin, jane e do te mbeten vetem si vrasje politike.

Nuk jam as militant dhe as gernjar. Jam nje qytetar i thjeshte, qe e gjykova me vend ti shkruaja keto pak radhe dhe jo vetem per ty zoti Berat.

COMMENTS