Palaço “filozofi” nga urrejtja për Ramën…Fatos Lubonja habit me zbulimin: Zoti na ndëshkoi prej Ramës, ka shkaktuar k.rim dhe degjenerim me qeverisjen e tij

Palaço “filozofi” nga urrejtja për Ramën…Fatos Lubonja habit me zbulimin: Zoti na ndëshkoi prej Ramës, ka shkaktuar k.rim dhe degjenerim me qeverisjen e tij

Fatos Lubonja ka bërë një shkrim ku lëkundjet sizmike i lidh me qeverisjen “Rama”.

Ai shprehet se mënyra se si po drejton kryeministri Edi Rama vendin, ka zemëruar zotin.

“E vërteta është se edhe sikur ta marrim natyrën si një qenie me vullnet e qëllime të mbrapshta ndaj njerëzve, nuk mund të thuhet se na ka bërë një pabesi, sepse ajo na ka paralajmëruar vazhdimisht se herë pas here do të na tregojë se është më e fortë se ne.

Paralajmërimin e fundit ajo na e dha vetëm para dy muajsh në tërmetin e 21 shtatorit. E megjithatë, fjala e parë që i doli këtij njeriu nga goja, ishte fjala “pabesi e natyrës” dhe jo përgjegjësitë që kemi ne për shkallën e tragjedisë që krijoi ky tërmet.

Pas disa ditësh, ngaqë e kuptoi se kishte shkuar larg me përdorimin e natyrës si armik apo ndoshta kur pa se kishte shkaktuar zemërimin e besimtarëve, që punë të tilla si tërmetet ia atribuojnë Zotit, i cili nuk mund të jetë armik dhe i pabesë ndaj krijesave të tij, manipulatori gjeti një shprehje tjetër: “është e shkruar” u thoshte njerëzve, duke ia vënë përgjegjësinë e vdekjes së 51 qyqarëve Zotit.

Por, në këtë rast, harroi se ata që besojnë në Zot, punë të tilla si tërmetet i quajnë ndëshkime për shoqëri keqbërësish që janë zhytur në krim e degjenerim. Duket që ky tërmeti e ka çoroditur shumë Ramën, sepse e ka zënë paniku i përgjegjësisë.

Me siguri sikur t’i dilte vetë Zoti përpara, do t’i thoshte se korrupsionin e degjenerimin, për të cilin ai i ndëshkoi shqiptarët, e kishte krijuar opozita deri në 2013 e se ai kishte bërë një gabim të madh që e hodhi tërmetin ndëshkues në kohën e qeverisjes së tij, por për këtë e kanë fajin gazetarët e kazanit që e kanë keqinformuar”, shkruan ndër të tjera Lubonja.

izmir | kanal d canlı | ankara escort | bitcoin miner |

Escort Mersin

|

Escort Eskişehir

|

Adana escort

|

Mersin çarşı escort

|

adana escort evde

|

eskisehirescort.asia

|

www.escortizmirescort.com

|

www.escortbursali.com

|

www.escortantalyali.com

|

avukat