Nisin festat në shtëpinë e Ermal Hoxhës, dalin pamjet nga shtëpia superluksoze

Nisin festat në shtëpinë e Ermal Hoxhës, dalin pamjet nga shtëpia superluksoze

Festat e fundvitit në shtëpinë e Rezarta Shkurtës kanë nisur sot me kërkesën e Herës. Këngëtarja ka postuar në Instagram një video ku shfaqet me bashkëshortin Ermal Hoxhën dhe vajzën e tyre Herën duke rregulluar pemën e Vitit të ri.

Familja duket e lumtur dhe në fund të videos shfaqen në një moment shumë të bukur të përqafuar, ku Hera puth babin dhe mamin. Me këtë rast shohim edhe shtëpinë super moderne të Rezartës e cila është njohur gjithmonë për gusto.

“Hera vendosi qe festat te fillojne sot ne shtepine tone”, është përshkrimi që këngëtarja i ka vendosur videos.

COMMENTS

WORDPRESS: 0