Në kurthin e përgjimeve, pas Zoran Zaev dhe Ramush Haradinaj bie pre e komedianëve rusë

Në kurthin e përgjimeve, pas Zoran Zaev dhe Ramush Haradinaj bie pre e komedianëve rusë

Pas Zoran Zaev, i cili ra pre e përgjimeve, në të njëjtën grackë ka rënë edhe kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj.

“France 24” shkruan se dy homologët, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e ai i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ishin të fundit që ranë pre e dy komedianëve rusë Aleksei Stoljarov dhe Vladimir Kuznetsov që duke u shtirur si ish-presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko.

“Në prill ata mashtruan Kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj.”, shkruan “France 24”. Mësohet se numrin e Haradinajt ia ka dhënë Zaev komedianëve, të cilat nuk kanë nguruar të bisedojnë me kryeministrin e Kosovës në muajin prill.

Pas kësaj telefonate të rreme Haradinaj, përmes një shkrimi në Twitter ka mbështetur Poroshenkon për president.

“E uroj popullin ukrainas për zgjedhje të lira dhe demokratike.

Mikun tim Poroshenko dhe kryeministrin e ardhshëm Vovan Lexusov i dëshirojë të gjitha të mirat dhe fitore për ta udhëhequr Ukrainën drejt integrimeve euroatlantike.

Kosova dhe Ukraina qëndrojnë së bashku si popuj të lirisë dhe prosperitetit”, shkruajti Haradinaj.

COMMENTS