Ndarja nga jeta e aktorit, ish-prokurori: Prej 10 vjetësh komshi, në sjellje i bardhë i pastër si bora

Ndarja nga jeta e aktorit, ish-prokurori: Prej 10 vjetësh komshi, në sjellje i bardhë i pastër si bora

Aktualisht kreu i Inspektoratit Qendror, Shkëlqim Hajdari, i cili për shumë vite punoi si prokuror i Tiranës, ka shprehur përmes një mesazhi publik ngushëllimet ndaj aktorit Shpëtim Zani, i njohur si “Coli”, pas rolit që ai luajti në filmin Debatik, duke treguar se e ka pasur komshi edhe mik të mirë.

“Coli (Shpëtim Zani), ka ndërruar jetë. Prej 10 vjetësh e kam komshi dhe takohesha me të gati përditë. Edhe në këtë moshë, kishte mbetur në sjellje i bardhe e i pastër si bora. Do na mungosh o mik e njeri i mirë…! Të Zotit jemi dhe tek Ai do kthehemi. Qofsh për në parajsën e Zotit. Varrimi nesër ora 17.00, duke u nisur nga shtëpia, Rr. Dibrës, Kompleksi Halili, në varrezat e Tufinës”, ka qenë mesazhi i Shkëlqim Hajdarit. /a.m/noa.al