Na bëri të gjithëve krenarë! Njihuni me ambasadoren shqiptare në Universitetin e Groningenit në Holandë

Na bëri të gjithëve krenarë! Njihuni me ambasadoren shqiptare në Universitetin e Groningenit në Holandë

Shqiptarët që kanë emigruar në vendet e ndryshme të botës vijojnë të spikasin për integrimin e tyre të shpejtë në shoqërinë ku janë zhvendosur. Një rast i tillë është edhe ai i shqiptares nga Kosova, Sabina Gjocaj. Sabina në muajin korrik ka bërë krenarë shumë shqiptarë që e njohin por jo vetëm, pasi është zgjedhur si ambasadore e Universitetit të Groningenit, në Holandë. dhe kjo falë punës dhe përkushtimit të saj ndaj studimeve universitare.

Shqiptarja e talentuar do ta përfaqësojë këtë universitet në arenën ndërkombëtare, i cili është i listuar në top 100 universitetet më të mira në botë.

Ajo është shprehur e nderuar dhe privilegjuar që është zgjedhur në mesin e studentëve që do ta përfaqësojë universitetin. Sabina aktualisht është në përfundim të studimeve në Programin LLM në Ligjin Global Penal, në këtë universitet.

Këtë e ka pohuar edhe vetë Sabina me anë të një statusi në rrjetet sociale:

“Zyrtarisht Ambasadore e Universitetit te Groningenit. Sot, Rektori i Universitetit te Groningenit, prof. dr. Elmer Sterken ndau personalisht certifikatat ne nje ceremoni formale ku moren pjese dhjetera profesore dhe studente. Ndihem e privilegjuar qe jam zgjedhur ne mesin e studenteve per te perfaqesuar dhe promovuar nderkombetarisht kete universitet, i cili ben pjese ne top 100 universitetet me te mira ne bote.”, shkruan ajo.