“Merr pushtetin dhe njëherë”! Lefter Maliqi, “tradhëtari” i Lulit sqaron këngën për Berishën

“Merr pushtetin dhe njëherë”! Lefter Maliqi, “tradhëtari” i Lulit sqaron këngën për Berishën

Në kohën që bënte fushatë për PD-në, Lefter Maliqi që mori një mandat në Berat mbahet mend edhe për një këngë thurur Sali Berishës në atë kohë.

“O Sali t’u bëfsha ferrë, Merr pushtetin edhe njëherë, Krah për krah me Lefterë”, thuhej në një nga këngët në mitingun e fushatës në Berat.

Lefter Maliqi sqaron se me këngë ka pritur edhe Metën e Ramën.

“Janë shumë këngë kështu e kam pritur edhe Metën dhe Olldashin, edheRamën. Unë kudo që vete 1 mandat e kam në dorë po të konkurroj me PD e marr 1 mandat në Berat dhe Kuçovën e marr”,- thotë Maliqi.

E pëlqeu Saliu?
Lefter Maliqi: Të gjithë e kanë pëlqyer. Këndon populli se iu plotësohen dëshirat. Unë ua mbaj premtimet jam i lidhur me ata njerëz.

Kush e ka bërë këngën?
Lefter Maliqi: Grupi i Vrionit, iu këndon zemra atyre. Falas vijnë ata edhe Kozma Dushi edhe Cekja i Beratit.

Pas 2003 me çfarë je marrë?

Lefter Maliqi: Jam Skënderbegas me origjinë e ne edhe kur biem ringrihemi shpejt nga humbja.

COMMENTS