Menaxheri i famshëm shqiptar shpallet në kërkim ndërkombëtar: Transferoi sulmuesin serb për 60 milionë € te Reali!

Menaxheri i famshëm shqiptar shpallet në kërkim ndërkombëtar: Transferoi sulmuesin serb për 60 milionë € te Reali!

Transferimi i bujshëm i sulmuesit serb Luka Jovic nga Eintracht Frankfurti te Real Madridi për shifrën e 60 milionë € ka nxitur drejtësinë gjermane të nisë hetimet ndaj menaxherit të tij me origjinë shqiptare Fali Ramadani.

Lëvizjet në karrierë të sulmuesit Jovic në të kaluarën kanë ngjallur dyshime për manipulim financiar nga menaxheri me origjinë nga Tetova.
Precedenti nis në kohën kur Jovic u transferua nga Ylli i Kuq i Beogradit te qipriotët e Apollon Limasolit në janar të 2016. Klubi i garantoi sulmuesit 14.400 € në muaj në sezonin e parë dhe dyfishim të pagës në sezonin e dytë dhe të tretë. Por, çuditërisht 6 ditë më vonë, lojtari prezantohet te Benfica, ku do të përfitonte plot 50 mijë € në muaj.

Në këtë pikë ngrihen dyshimet e mëdha, Limasol pagoi për të riun 1.35 milionë €, ndërsa Benfica siguroi një shifër tepër të lartë, 6.55 milionë €. Marrëveshja u iniciua nga kompania e Fadil Ramadanit, me seli në Karaibe.

Edhe aktiviteti financiar i 56-vjeçarit Ramadani ngjall dyshime. Në vitin 2012 në bashkëpunim me Nikola Damjanac zhvendosën selinë e kompanisë së menaxhimit të lojtarëve ‘’Lian Sports GmbH’’ nga Berlini në Maltë. Ramadani u justifikua atë kohë se ishulli ofronte kushte më të mira për zhvillim të biznesit.

Ramadani operon nëpërmjet disa kompanive në Qipro, Maltë dhe Karaibe. Ai nuk është shfaqur në publik prej kohësh, ndërsa autoritetet gjermane aludojnë se ai po fshihet në Karaibe.

izmir | kanal d canlı | ankara escort | bitcoin miner |

Escort Mersin

|

Escort Eskişehir

|

Adana escort

|

Mersin çarşı escort

|

adana escort evde

|

eskisehirescort.asia

|

www.escortizmirescort.com

|

www.escortbursali.com

|

www.escortantalyali.com

|

avukat