Mbërrin letërporosia nga Italia për Valdrin Pjetrin, pritet arrestimi i ish-kryebashkiakut të Shkodrës

Mbërrin letërporosia nga Italia për Valdrin Pjetrin, pritet arrestimi i ish-kryebashkiakut të Shkodrës

Mbërrin letërporosia nga Italia për ish kryetarin e Bashkisë Shkodër Valdrin Pjetri. Pritet që Pjetri të merret i pandehur për fshehje për gjendjen gjyqësore, pasi Gjykata e Firences e shpalli fajtor.

Tre muaj pas dorëheqjes së tij, pas publikimit të dënimit në Itali, duke e kapur ligji i dekriminalizimit, mbërrin nga Italia letërporosia për Valdrin Pjetrin.

Sipas burimeve, letërporosia nga Italia ka konfirmuar denoncimin e PD-së në 13 gusht të këtij viti, që nxori dokumentet e dënimit nga gjykata e Firences.

Pas administrimit të letërporosisë pritet nëse do të nisë procedimi për Pjetrin me akuzën e falsifikimit të formularit të deklarimit, pasi fshehu vendimin.