Luli dhe Moni si “Klajdi dhe Boni”… Një herë të vetme e mbajtën fjalën… u vetekzekutuan!

Luli dhe Moni si “Klajdi dhe Boni”… Një herë të vetme e mbajtën fjalën… u vetekzekutuan!

Nga Anri Bala

Në mediat audiovizive, si Lulzim Basha ashtu dhe Monika Kryemadhi kishin deklaruar, se me 16 shkurt do i hiqnin tubin e oksigjenit Edi Ramës dhe do vinin në pushtet, e kjo teori në një vend europian, aq sa është utopike aq është edhe qesharake. Por duke i parë, se dy “gjigandët” e kishin seriozisht, menduam t’i pranojmë si të vërtetë. Mirëpo në fakt, jo që nuk mundën t’ia hiqnin oksigjenin Ramës, por ia shtuan dhe më tepër, duke u bërë vetë azmatik.

Duke parë atë që ndodhi me 16 shkurt, qytetarët nuk harruan tu kujtojnë Monit dhe Lulit fjalën që kishin dhënë, se nëse nuk ikte Rama… do iknin ata. Kaq mjaftoi, që rrjetet sociale të shpërthenin me fyerje dhe sharje si mashtrues e të poshtër, por kishin qenë të gabuar.

Për herë të parë çifti i mashtrusëve dhe i hajdutërisë Klajdi dhe Boni, pra Luli dhe Moni… e mbajtën fjalën, dorëzuan mandatin për të ikur në një rrugë pa kthim, sepse deputetë as që e kanë shansin të jenë më në Parlamentin e ri Shqiptarë, pas ndryshimit të Kodit Zgjedhor, edhe nëse i shpëtojnë drejtësisë pa procedura, ku tashmë kanë fatin e keq, nuk kanë asnjë imunitet, qoftë edhe për “keqardhje” mes tyre.

Kujtova Klajdin me Bonin, që megjithëse vrisnin dhe grabisnin, lëvdoheshin dhe mburreshin se vrisnin shtetin dhe grabisnin të pasurit, ndaj meritonin respekt. Kjo më shokon por edhe me kujton se sa ngjajnë me bëma po aq ndryshojnë me të thëna, çifti ynë Luli dhe Moni, që mburren se kanë rrjepur popullin dhe kanë vrarë po popullin… nga halli, e ndaj kërkojnë dashurinë e viktimës edhe kur mbulohen me pështymën lum të njerëzisë.

Ndaj nuk qe e thënë për të shpëtuar, e duke mos patur rrugëzgjidhje, gjetën një spërdredhje… vetekzekutimin!

Duhet t’i falenderojmë, se më në fund na shpëtuan… duke na dhënë një mundësi për t’i urryer më shumë, për t’i parë pas hekurave, vetëm për poshtërimin që na bëjnë çdo ditë, duke u munduar që thesin e imoralitetit që kanë mbi shpinë, ta hedhin sa andej këndej, për të pastruar gungën e turpit mbi kurrizin e tyre!

Ndaj edhe njëherë, Klajdi dhe Boni i politikës shqiptare: U prehshi në paqe politikisht! Mos qoftë e largët dita, kur të merrni me vete edhe miqtë që keni ndarë plaçkën e grabitur dhe trofetë e betejave të humbura drejt një rruge më të rrezikshme… asaj të drejtësisë.

Qoftë e largët dita… pas dere, kur të tërhiqni pas vetes edhe shpurën e shërbëtorëve dhe lapangjozëve, që kruanin dhëmbët me kockat që u hidhnit dhe ulërisnin sikur kishin ngrënë m**in e gjithë botës dhe nuk po e kapërdinin dot.

Rruga e shtyrë deri në rrokullisje, ju shkoftë mbarë!/Ekskluzive.al

COMMENTS