Luksemburgu pritet të legalizojë kanabisin

Luksemburgu pritet të legalizojë kanabisin

Qeveria e re e Luksemburgut e dalë nga zgjedhjet e tetorit pritet të legalizojë kabanisin për efekte mjekësore.

Luksemburgu do të jetë vendi i parë në Europë që legalizon këtë produkt, pasi vende të tilla si Portugalia, Hollanda ose Republika Çeke ose e dekriminalizuan ose thjesht e tolerojnë atë.

Bill Wirtz, analist i politikave në Zyrën e Konsumtaorëve në Luksemburg tha se ky vendim i marrë nga koalicioni do të dërgonte një “mesazh të fortë për vendet e tjera në BE”.

“Akulli ëshë thyer” tha ai, duke u shprehur pro legalizimit të kanabisit.

“Ne mendojmë se kanabisi duhet të jetë legal për blerje për të gjithë të rriturit, pavarësisht nga kombësia. Kjo mund të ndihmojë në krijimin e një industrie të re turistike në vend. Nëse të huajt, të rritur mund të blejnë alkool në vend, ata gjithashtu duhet të jenë në gjendje të blejnë kanabis”, tha ai.

COMMENTS

WORDPRESS: 0