Kush është e para shqiptare e kandiduar si europarlamentare për PD-në italiane…

Kush është e para shqiptare e kandiduar si europarlamentare për PD-në italiane…

Gerarta Ballo Zhej është kandidatja e Italisë në zgjedhjet europiane! Ajo ka nisur jetën e saj në Itali në moshën 11 vjeçe dhe sot Gerarta Ballo kandidon për zgjedhjet europiane që do të zhvillohen në 26 maj 2019 si emërtesë e pavarur brenda listës së Partisë Demokratike, forca kryesore e qendrës së majtë italiane.

Gerarta është treguar aktive ndër vite si pjesë e komunitetit shqiptar të Italisë. Në Torino ka kryer studimet në degën e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe ka punuar si gazetare, duke themeluar njëkohësisht disa shoqata. Ka përqendruar punën e saj te të rinjtë, emigrantët dhe gjeneratat e dyta. Në këtë qytet pothuajse 10 vjet më parë drejtonte emisionin radiofonik ‘Shqip in Torino’.

Pikë referimi për diasporën e hershme të arbëreshëve dhe atë të re shqiptaro-italiane, Gerarta, apo Geri siç e thërrasin miqtë, nuk u shkëput nga Shqipëria, përkundrazi: eksperienca e punës më e fundit është në diplomacinë shqiptare, ku punoi për dy mandate në Ambasadën e Romës.

Studiuese e emigracionit dhe e realitetit kompleks të gjeneratave të dyta në Europë, ajo është e angazhuar konkretisht për adresimin e problemeve të komunitetit shqiptar dhe arbëresh, krijimin e rrjeteve mes shoqatave dhe profesionistëve, promovimin e Shqipërisë.

Gerarta është Qytetare Nderi e Lungro-s, bashki arbëreshe e Kalabrisë ku ndodhet selia e Ipeshkvisë së ritit bizantin. Ajo kandidon në kolegjin zgjedhor të Italisë së Jugut, ku bëjnë pjesë 6 rajone (Abruzzo, Calabria, Campania, Molise dhe Puglia) me pothuajse 14 milionë banorë.

COMMENTS

izmirkanal d canlıankara escortbitcoin minerantalya escort
escort99.com