Kush është Arben Kashahu, sekretari i ri i Bashës, i skandaleve të qeverisë Berisha?!

Kush është Arben Kashahu, sekretari i ri i Bashës, i skandaleve të qeverisë Berisha?!

Sot në mesditë Lulzim Basha shkarkoi nga detyra servilin e tij të radhës, Gert Bogdanin, pas artikulimeve dhe qëndrimeve të tij të forta kundër memorialit turk tek kodrat e liqenit. Pas krijimit të një përplasjeje, midis tij dhe qëndrimeve të Lulit, Bogdani u shkarkua megjithëse u gjet rruga e një dorëheqjeje.

Menjëherë, pas disa minutash, Basha e zëvendësoi. Zëvendësi i Gert Bogdanit do të jetë Arben Kashahu, një emër jo pak i njohur nga demokratët dhe strukturat e PD-së së Tiranës gjatë qeverisjes së mandatit të parë 2005-2009.

Menjëherë Lulzim Basha e shpalli si një negociator të madh, si një njeri që kishte marrë pjesë tek marrëveshja e stabilizim asociimit, si një diplomat e të tjera si këto gënjeshtra që Luli nuk ngopet duke i thënë.

Por kush është Arben Kashahu, njeriu i shumë skandaleve gjatë qeverisjes Berisha?

Kashahu ka dhënë dorëheqjen nga detyra pasi një dosje e madhe atëherë i është dorëzuar Sali Berishës nga zëvëndësministrja e Integrimit, Jorida Tabaku. Një dosje voluminoze për të cilën në atë kohë doktori tha se Kashahu duhet të shporrej, dhe jo ti pranohej dorëheqja. Gjithsesi atij iu pranua dorëheqja dhe nuk vazhdoi më të punonte në Ministrinë e Integrimit ku kish pasur 1001 probleme.

Një dosje e trashë të cilën duhet ta ketë doktori, e di mirë edhe Lulzim Basha, i cili sot e emëroi sekretar. Pra dosja që çoi në një dorëheqje, e cila kishte jo pak zullum, ndërkohë nga ana tjetër mësohet se të tjera incidente, kanë bërë në atë kohë që Kashahu të dëgjohej dhe të përflitej si emër në strukturat e larta të Policisë së Shtetit për disa incidente të ndodhura në disa hotele dhe përplasje të këtij lloji që dihen mjaft mirë nga njerëzit e Ministrisë së Integrimit. Askush nuk i fsheh dot, të gjithë i dinë, kushdo që ka punuar në Ministri të Integrimit.

Më tej ai shitet si një njeri i lidhur fort me Partinë Demokratike dhe me kontibut të madh. Në fakt, pas përfundimit të zgjedhjeve dhe certifikimit të rezultatit, Partia Demokratike bëri verifikimet e strukturave për të verifikuar se kush nga funksionarët e saj të lartë kishte votuar ose jo dhe, nga sa rezultoi në atë kohë, Arben Kashahu ishte një nga njerëzit që nuk kishte votuar në zgjedhjet e 2009.

Kaq demokrat i madh ishte sa as nuk kishte shkuar të votonte dhe nuk qe paraqitur fare të mbulonte një qendër votimi në atë kohë, në degën e Tiranës diku tek Shkolla “Sami Frashëri”.

Por këto janë pak detaje për të treguar se kush është Sekretari i ri i Marrëdhënieve me Jashtë i Lulzim Bashës. Ajo që është e rëndësishme është fakti që Luli duhet të na tregojë a e ka dosjen e Arben Kashahut në zyrë? Nëse nuk e ka, bën mirë t’ja marrë Doktorit sepse ai e ka të plotë. Nëse nuk ia kërkon dot Doktorit mund të thërrasë dhe t’ja kërkojë Jorida Tabakut. E nëse nuk e bën këtë do t’ia publikojmë ne, ditë pas dite, dosjen e Sekretarit të tij skandaloz, të cilit sot i ngarkoi Marrëdhëniet me Jashtë në Partinë Demokratike./CNA.al