google seo Beylikdüzü Halı Yıkama Bahçeşehir Halı Yıkama Halkalı Halı Yıkama

Kryebashkiaku i ri i Shkodrës publikon dokumentin e ardhur nga Ministria e Drejtësisë Italiane: Nuk dua të hyj në baltën e PD!

Kryebashkiaku i ri i Shkodrës publikon dokumentin e ardhur nga Ministria e Drejtësisë Italiane: Nuk dua të hyj në baltën e PD!

Kryebashkiaku i zgjedhur i Shkodrës Valdrin Pjetri ka reaguar pas akuzave të PD se është dënuar për trafik droge.

Pjetri ka publikuar dokumente të Ministrisë së Drejtësisë të Italisë, ku del se është “i padënuar”. Partia Demokratike ka akuzuar Pjetrin se ka qenë i dëbuar nga Italia.

Postimi i Valdrin Pjetrit:

Nuk dua të hyj në baltën e PD-së, e cila ka javë që kërkon të njollosë figurën time.

Ja ku janë certifikatat e pastërtisë së figurës time në shtetin Italian.

Të tjerat ia kam lënë atyre që duan të mbulojnë dështimet e tyre disa vjeçare duke njollosur emrin tim.

Ditë më të mira po vijnë për Shkodrën dhe banorët e saj.

COMMENTS

Lipstick kıbrıs