google seo Beylikdüzü Halı Yıkama Bahçeşehir Halı Yıkama Halkalı Halı Yıkama

KQZ u jep mandatin 3 deputetëve të rinj nga listat e PD-LSI, Basha dhe Kryemadhi në alarm

KQZ u jep mandatin 3 deputetëve të rinj nga listat e PD-LSI, Basha dhe Kryemadhi në alarm

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim duket se po shkojnë drejt humnerës. Pas disa ditësh pushim, për PD dhe LSI është rikthyer sërish makthi i dezertimeve. Kjo pasi ditën e djeshme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve t’ju japë mandatin e deputetit tre kandidatëve të rinj nga listat shumëemërore të Partisë Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim.

Kështu, morën mandatin Suzana Topit nga lista e LSI-së në Elbasan, ndërsa nga lista e PD-së në Tiranë, KQZ i ka dhënë mandatin Selami Jenishehrit dhe Besnik Troplinit.

Bëjmë me dije se në qarkun e Elbasanit, Suzana Topi ka qenë e fundit kandidate nga listat e Lëvizjes Socialiste për Integrim që ka marrë mandati, pasi emrat e kandidatëve të kësaj partie kanë përfunduar në këtë qark. Ndërkohë që, Selami Jenishehri është renditur i 46-ti në listën e Partisë Demokratike në Tiranë dhe Besnik Troplini, i 48-ti. Sipas jetëshkrimit që ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Selami Jenishehri ka lindur në Shkodër më 22.01.1942 dhe është me profesion mësues matematike-fizike. Ai është kryetar i Bashkimit Popullor të Pensionistëve të Shqipërisë.

Nga ana tjetër, Besnik Troplini ka lindur më 19.05.1961 në Tiranë. Si eksperienca pune ai rendit drejtimin e Departamentit të Shërbimeve Mbështetëse të Institutit të Ndërtimit në Tiranë, ndërsa thotë se ka marrë pjesë në disa fushata politike dhe administrative të Partisë Balli Kombëtar Demokrat.

Sakaq, dy ditë më parë një tjetër kandidat nga listat e Partisë Demokratike ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Bëhet fjalë për Valter Halitin, i cili është kandidat nga listat e PD në Tiranë dhe që mësohet se ka dalë kështu kundër vendimit të Partisë Demokratike. Mirëpo, vendimin për të marrë mandatin, disa nga deputetët e kanë sqaruar edhe për publikun. Pak ditë më parë, deputeti Ralf Gjoni deklaroi se ka pranuar mandatin për t’i shërbyer axhendës euro-atlantike të vendit, duke theksuar se dëshiron të jetë në krahun e drejtë të historisë.

“Ky ka qenë ndoshta vendimi më i vështirë politik në jetën time dhe pas një konsultimi të gjerë e të gjatë me familjen time, miq të afërt e kolegë brenda e jashtë vendit si dhe me votues e aktivistë të shumtë që më kanë mbështetur gjatë fushatës elektorale – kam vendosur të vazhdoj shërbimin tim ndaj axhendës Euro-Atlantike të vendit e të jem në krahun e drejtë të historisë”, deklaroi Gjoni.

COMMENTS

mersin escort | malatya escortantayla escortMalatya escortEskişehir escortKayseri escortKonya escortMalatya escortEskişehir escort Mersin escortKayseri escortMalatya escortEskişehir escort Mersin escortantayla escortMersin escortEskişehir escortKayseri escortMalatya escortKonya escortEskişehir escort Malatya escortKayseri escortMersin escortEskişehir escort Malatya escort
Lipstick kıbrıs