Koha e Lesit: Nard Ndoka do zgjoi Bashën për luftë frontale të opozitës me sloganin… “2020-ta, vit pa Ramën kryeministër”!

Koha e Lesit: Nard Ndoka do zgjoi Bashën për luftë frontale të opozitës me  sloganin… “2020-ta, vit pa Ramën kryeministër”!

Kryetari i PDK-së, Nard Ndoka, njëkohësisht aleati i Lulzim Bashës, ka folur së fundmi për aksionin opozitar dhe sfidat e tyre për vitin 2020.

Ndoka tha se djegia e mandateve ka qenë vendimi më i guximshëm dhe më i rëndësishëm i opozitës së bashkuar, në aspektin politik e moral, në raport me qytetarët shqiptarë.

Ai akuzoi qeverinë se e ka zhytur vendin në krizë të thellë politike, ekonomike dhe morale, teksa deklaroi se 2020-ta do të shpallet si “viti pa Edi Ramën kryeministër”.

“Me politikat diskriminuese, kjo qeveri detyroi mijëra familje dhe të rinjë të braktisin vendin nga gjendja e mjerueshme ekonomike.

Me humbjen e shpresës për të jetuar në këtë vend, qindra mjekë, infermierë, biznesmenë u larguan nga vendi.

Ne kaluam një vit dramatik, ku opozita e bashkuar dhe qytetarët shqiptarë kërkonin largimin e kësaj qeverie dhe të kryeministrit Edi Rama, si shkaktari dhe përgjegjësi i kësaj gjendje.

Rama po sillet si politikani më i papërgjegjshëm si drejtues i një mazhorance me vota të blera. Rama po pushton të gjitha institucionet, pushteti ka gjunjëzuar dhe kapur shtetin.

Jemi në prag diktature. Viti 2020 duhet të shpallet si “viti pa Edi Ramën Kryeministër”, u shpreh ai, për “Koha Jonë”.

Ndoka tha se opozita është e fokusuar tek axhenda e Bundestagut gjerman për zgjidhjen e krizës.

“Nëse kjo axhendë refuzohet apo anashkalohet nga Rama, deviza ynë si opozitë e bashkuar do jetë; luftë frontale këtij banditi të demokracisë dhe institucioneve, luftë pa kompromis dhe me çdo çmim që meriton liria e një kombi të shtypur nga një ozurpator”, theksoi kryetari i PDK-së.