Koço Devole, personalitet i njohur i humorit shqiptar

Koço Devole, personalitet i njohur i humorit shqiptar

Koço Devole është një nga personalitet më të njohura të humorit shqiptar. Përveçse është një aktor i shkëlqyer humori, Devole është karikaturist, skenarist, regjisor dhe prezantues spektaklesh.

Rolet e tij në skene dhe ekranë janë nga më të njohurit për publikun shqiptar.

Fëmijëria

Aktori i mirënjohur i skenës shqiptare, Koço Devole ka lindur në Kuçovë më 28 nëntor 1945.Në shkollë të mesme ka qënë i shkëlqyer në lenden e vizatimit teknik, por qe per shkaqe te njohura qe lidheshin me regjimin e atehershem, nuk iu dha e drejta e studimit ne kete dege. Keshtu pa asnje deshire, ai u detyrua te studionte per inxhinieri mekanike, te cilen e braktisi pas dy vjetesh. U akomodua me pas ne Estraden e Ushtarit, ku u njoh me aktore si Roland Trebicka, Aleko Prodani, Cekja, Zef Deda, me kengetaren Vace Zela, etj.

Pas nje periudhe dhjetevjecare pune ne kete estrade, ne vitin 1975 ai emerohet si regjisor i Bashkimeve Profesionale te rrethit te Tiranës dhe me vone kalon si skenarist dhe redaktor letrar ne TVSH. Ne vitin 1997, ate e largojne nga TVSH dhe po ne kete vit, Koco vendos te ike familjarisht nga Shqiperia.

“Deshiren per te bere humor e kam pasur shume heret, qe femije. Ne moshen gjashte vjecare une kisha qejf te rrija me lapsa neper duar, duke zhgarravitur, duke bere objekte me balte apo me rere. Por nje ndjesie brendshme, me shtynte t’i shikoja gjerat perreth me humor. P.sh. te gjithe vinin tulla dhe benin shtepi; une i vija tullat ne ate menyre qe te rrezonin njera-tjetren dhe ndihesha mire kur te tjeret qeshnin me kete gje.

Vec kesaj, vizatimet e ndryshme qe beja, te cilat ishin me teper zhgarravina kalamajsh, gjithnje kisha manine t’i konceptoja me humor. Madje fillova te largohesha edhe nga librat duke iu perkushtuar teresisht pasionit tim per te vizatuar. Ne ate kohe, une enderroja te behesha piktor.

Me vone, ne moshe te re, kam luajtur disa role ne drama te ndryshme dhe fillova te ndieja nje lloj deshire per te vazhduar rrugen e drames. Por ishte karikatura ajo qe bashkoi vizatimin me humorin, duke me shtyre perfundimisht drejt kesaj gjinie te artit.”- shprehet Koço për fëmijërinë e tij.

Në 26 nëntor të vitit 2002 sëbahku me një mikun e tij kapet nga policia Italiane. Akuza transport i 3 kg. heroinë. Pas tetë muajsh me 24 Korrik 2003 lirohet nga Burgu Italian dhe pas gjyqit ne Gjykaten e Riminit merr pafajësinë e më pas dëmshperblimin për muajt e burgut. Në vitin 2004 – 2005 punon si regjisor dhe skenarist ne emisionin “Fiks Fare” si dhe në spektaklin humoristik “Portokalli”

Rolet

Roli i parë për aktorin e mirënjohur qenë ai i Colit në filmin “Debatik”. Për rolin e tij të pare, Koço do të shprehet kështu “Ishte viti 1960, kur regjisori Hysen Hakani një ditë marsi hyri në klasën e 8-të B, së bashku me drejtorin e shkollës. Ai pasi i hodhi një sy të gjithë klasës, u afrua tek unë dhe më tha: “Ke qejf të luash në film?” Unë vetëm ngrita kokën dhe nuk fola. “Ke qejf, ke”, – tha duke më shpupurisur flokët. Të nesërmen tek dera e shkollës erdhi një “Gaz 69”, i cili më çoi në dyert e Kinostudios “Shqipëria e re”. Kënaqësia që po hyja në botën e filmit ishte e pakufishme.

Së bashku me aktorin Besim Levonja që do interpretonte rolin e karrocierit nisëm kinoprovat e më pas xhirimet deri tek episodi me pëllumbat. Më pas ndodhi hataja! Zëvendësdrejtori i atëhershëm i Kinostudios, shoku Todi Bozo sapo erdhi në sheshin e xhirimit dhe më pa mua, tha: “Ore Hysen, po ky djali është ca i madh në moshë për rolin e Colit! Ky duhet të jetë më i vogli ndër shokët! Gjej një tjetër!” Hyseni m’u afrua dhe më tha: “Mos u mërzit kaçurrel, e di unë atë punë. Nesër të jesh gati kur të vijë makina të të marrë”.

Për ditë e javë të tëra, unë me sytë e përlotur shikoja nga porta e shkollës, por “Gazi 69” nuk erdhi më. Ky pra ishte roli im i parë dhe takimi i parë me botën e artit.”

Më pas u aktivizua në teatrin e shkollës “8 Nëntori” e më vonë në trupën amatore të Klubit të Kulturës të Kombinatit të Tekstileve në Tiranë, ku interpretoi për herë të parë rolin e djalit tek drama e Foqion Postolit, “Lulja e kujtimit”. Më vonë pasuan interpretimet në dramat “Tri të shtëna pushke”, “Heronjtë e vigut”, “Dragoi i Dragobisë”, “Banorët e shkallës nr.6”. Në këto drama e komedi pati fatin të punonte me regjisorët e atëhershëm, Pandi Stillu, Zina Andri e deri tek i madhi Kujtim Spahivogli.

Ka qenë skenarist dhe aktor në koncertet e vitit të Ri te RTSH-së në vitet 1980 – 1997 si edhe autor dhe Regjisor në telekomeditë :

Gjuetia e fundit 1992

Canta e zezë 1986

Të gjallë apo të vdekur – komedi skenike dhe televizive.

Canta me një milion 1993

Oreksi i madh 1995

Revolja e heroit 1996

Për pushime në Romë 1996

Tre shokë pa shërbyesen 2000

Milioneri 2005

Na ishte njëherë Shqiperia 2009

Në vitin 1997 se bashku me Agron Llakën ne “Telebingo Shqiptare” humori i tij pati një shkëlqim të vërtetë.

Koço Devole eshte autor dhe regjisor i shumë spektakleve skenike me trupën e estradës së Tiranës, Fierit, Beratit etj.

COMMENTS

WORDPRESS: 0