Klientët e Kokdhimës rrëfejnë momentet e sikletshme në restorantin e Mihal “trimit”: “Ti qenke kokrra e ku*vës, me burrin e ke fëmijën?!”

Klientët e Kokdhimës rrëfejnë momentet e sikletshme në restorantin e Mihal “trimit”: “Ti qenke kokrra e ku*vës, me burrin e ke fëmijën?!”

Sulmi ndaj turistëve spanjollë nuk ishte sulmi i parë që bëhej në restorantin “Panorma”. Prej vitesh Mihal Kokëdhima shquhej për ‘bëmat’ e tij prej të forti duke zhvatur çdo klient që futej në lokalin e tij.

Në rrjetet sociale disa qytetarë kanë shkruar dhe kanë treguar historinë e tyre në lidhje me pronarin Mihal Kokëdhima.

Njëra prej tyre rrëfen se Mihali e ka ofenduar në mes të lokalit dhe e ka quajtur ‘kokrra e ku*vës”. Madje më tej, sipas qytetares, ai ka shtuar: S’besoj se këtë fëmijë e ke me burrin tënd.

Një tjetër qytetarë tregon se kanë paguar 200 mijë lekë të vjetra për një drekë me kocë rezervati dhe kishin kërkuar shpjegim. “Çfarë menuje doni ju, unë u vë kollaren njerëzve sa futen në derë,”- u ka thënë Mihali.

Të mërzitur dhe të ndjerë të përdorur, qytetarët mësohet t’u jenë drejtuar policisë nga e cila sipas tyre kanë marrë shpjegimin: Është kushëriri i Koço Kokëdhimës.

Mihal Kokëdhima u shfaq dje në një video teksa hipte mbi kofanon e furgonit të turistëve spanjollë. Ai ka ecur mbi 3 kilometra mbi kofano duke e thyer xhamin e parmë të makinës me duar. Turistët e filmuan gjithë ngjarjen dhe e denoncuan në polici.

Turistët spanjollë ishin ankuar për shërbimin, që sipas tyre nuk ishte në lartësinë e duhur dhe pronari Mihali i ka ndjekur nga pas.

izmir | kanal d canlı | ankara escort | bitcoin miner |

Escort Mersin

|

Escort Eskişehir

|

Adana escort

|

Mersin çarşı escort

|

adana escort evde

|

eskisehirescort.asia

|

www.escortizmirescort.com

|

www.escortbursali.com

|

www.escortantalyali.com

|

avukat