Kinezët i kërkojnë Monës, Haxhinaston për ministër të rrugëve dhe Vasilin për ilaçet, japin 1 milionë kinezë për guroret

Kinezët i kërkojnë Monës, Haxhinaston për ministër të rrugëve dhe Vasilin për ilaçet, japin 1 milionë kinezë për guroret

FEJTON

Në shkëmbim të tyre, do t’i dërgojnë 1 milion kinezë, për guroret e Likes dhe lule e tollumbace për fushatat elektorale, ndërkohë që Likja pranoi, por me një kusht: 1 milion kinezët të jenë të pajisur me dëshmi penaliteti, mbasi LSI e ka kriter bazë në Statut, pastërtinë e figurës

Nuk qenka e thënë, që Mona të ndihet ndonjëherë e qetë dhe gëzuar, mbasi nuk e lenë hallet e popullit, të cilit, siç thotë, bashkë me Liken, i kanë kushtuar jetën dhe shëndetin e tyre, aq sa, kanë vendosur familjarisht edhe unaza në stomak, që të hanë sa më pak ata, e sa më shumë populli.

Edhe kënaqësia e madhe, që iu krijua prej suksesit të vizitës historike në Kinë, në fund iu kthye në trishtim tronditës, mbasi bëhet fjalë, për të ardhmen e partisë, për themelimin e të cilës, u harxhuan gjithë lekët e vjedhura, kur Likja ishte kryeministër, që shqiptarët të kishin një parti dinjitoze si LSI.

Halli që ka zënë Monën, nuk ishte rruga e gjatë Lalëz- Pekin, as udhëheqës Braimllari, që futej në çdo “Fast-Food” që shikonte, por një pikë delikate e Protokoll-Marrëveshjes, të firmosur nga Dr. Monika Kryemadhi, me Presidentin e Kinës, Dr. Xi Jinping,

Në marrëveshje, u ra dakord, që LSI të jap përvojën e saj dhe të asistojë, me ekip special të drejtuar nga vetë Dr. Monika, për riorganizimin e Partisë Komuniste Kineze, nga Shezua për reformën e abetares kineze dhe nga Panariti, për platformën diplomatike-ekonomike me SHBA.

Ndërsa qeveria kineze, e zhytur në krizë dhe kaos në disa sektorë jetikë, pasi ka dëgjuar për sukseset e ministrave të LSI, ka kërkuar dhe është vendosur, të marrë Edmond Haxhinaston, si ministër për rrugët, ndërsa Petrit Vasilin si ministër për shëndetësinë.

Në shkëmbim të tyre, do t’i dërgojnë 1 milion kinezë, për guroret e Likes si dhe lule e tollumbace për fushatat elektorale, ndërkohë që Likja pranoi, por me një kusht: 1 milion kinezët të jenë të pajisur me dëshmi penaliteti, mbasi LSI e ka kriter bazë në Statut, pastërtinë e figurës./Pamfleti

COMMENTS

WORDPRESS: 0